Gazeta prestigjoize amerikane New York Times ka publikuar të dhëna që lidhin Rusinë me shkatërrimin e digës Kahohka në rajonin e Kherosnit, një zonë e kontrolluar nga rusët. Sipas Neë York times diga u shkatërrua nga një shpërthim i brendshëm që është detonuar nga Rusia. Duke cituar inxhinierë dhe ekspertë të eksplozivëve, gazeta amerikane tha se hetimi ka gjetur prova që sugjerojnë se pajisja shpërthyese ishte vendosur në një vendkalim në digë, ku dhe u detonua, duke e shkatërruar digën më 6 qershor. “Provat qartazi sugjerojnë se diga u shkatërrua nga shpërthimi që u krye nga pala që e kontrollon atë: Rusia”, tha NYT.
Po ashtu të njëjtin version mbrojnë edhe një ekip ekspertësh ligjorë ndërkombëtarë, që po ndihmojnë prokurorët ukrainas në hetimin e tyre që thanë se gjetjet paraprake sugjerojnë se “ka shumë të ngjarë” që shembja e digës në rajonin ukrainas të Khersonit është shkaktuar nga eksplozivët e vendosur nga rusët.
NYT citoi se inxhinierët kanë thënë se një ekzaminim i plotë i digës pas tërheqjes së ujit, mund të përcaktojë se si rrodhën ngjarjet që çuan në shkatërrimin e saj.
“Erozioni nga uji që kalon nëpër portat mund të kishte çuar në një dështim nëse diga do të ishte projektuar keq, ose nëse betoni i vendosur në të do të ishte nën standardet e kërkuara. Por, inxhinierët thanë se kjo ishte e pamundur që të ketë shkaktuar shkatërrimin e digës” raportoi NYT.
Por Kremlini ka akuzuar Kievin se ka sabotuar digën që kishte një rezervuar të madh të ujit, për të ndërprerë furnizimin me uj për Krimenë që Rusia e ka aneksuar në 2014, por dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga kundërofensiva e saj ndaj forcave ruse. Nga ana tjetër Ukraina e akuzon Rusinë se e ka hedhur në erë digën e epokës sovjetike që është nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit, të nisur nga Moska në shkurt 2022, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, shkatërruar toka bujqësore dhe duke ndërprerë furnizimet me ujë për civilët. Deri tani mendohet se nga përmbytjet humbën jetën 45 persona, ndërsa 31 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Sa u takon luftimeve, autoritetet ukrainase bënë të ditur se ka pasur 26 beteja të ashpra në Bahmut, Liman, Avdijivka dhe Marjinka në Donjeck. Ushtria ukrainase tha po ashtu se forcat ruse gjatë 17 qershorit kanë kryer mbi 40 sulme ajrore dhe 51 sulme me raketa. Ekspertë ushtarakë britanikë thonë se për shkak të luftimeve të ashpra në perëndim të Donjeckut dhe përreth Bahmutit, Rusia, dhe Ukraina kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz.
Për herë të parë shfaqet një nga galeritë e nëntokës ruse që përdoret për të bllokuar kundërsulmin e Ukrainës. Video është shpërndarë në rrjete sociale dhe sikurse përshkruan La Republika ajo është e ndërtuar me mjeshtëri, dhoma shumë të thella, të përforcuara me pllaka betoni të armuar, me një plan urbanistik të projektuar në mënyrë që shpërthimi i pajisjeve ndezëse ose termobarike të mos vriste ushtarët.
"Ushtria jonë po përparon: pozicion pas pozicioni, hap pas hapi. Këtë javë kemi pasur Ramstein dhe aspekti kryesor është shpejtësia e dërgimit. Javën e ardhshme do të kemi komunikime të reja të rëndësishme me partnerët tanë, për të mirën e lëvizjes sonë, për hir të armëve, për të siguruar që ushtarët tanë të kenë gjithçka që u nevojitet." Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në mesazhin e tij të përditshëm të mbrëmjes të publikuar në Telegram.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu përgjigj vendeve afrikane që ishin takuar me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky , duke nënvizuar se "sa më shumë territore të pushtuara të arrijë të çlirojë Ukraina, aq më shumë karta do të ketë në tryezën e bisedimeve për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme". Në intervistën për Die Welt , Stoltenberg shton se "ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë", por "që të jetë e qëndrueshme, duhet të jetë e drejtë" dhe "nuk mund të nënkuptojë ngrirjen e konfliktit dhe pranimin e një pakti të diktuar nga Rusia. Vetëm Ukraina mund të përcaktojë kushtet e pranueshme”.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk përjashton mundësinë që komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase Valery Zaluzhny të jetë jashtë vendit.
Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë gjatë një bisede me gazetarët rusë.
"Unë mendoj se e di," tha presidenti në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me pozicionin e Zaluzhny. "Unë mendoj se është jashtë vendit. Por mund të gaboj," tha Putin.
Mediat ruse raportuan në maj se Zaluzhny ishte plagosur. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e ka mohuar raportin, por komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Kievit nuk është shfaqur në publik prej ditësh. Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Anna Malyarhodhi poshtë raportet për lëndimin e Zaluzhny si spekulim.
Zyrtarë ndërkombëtarë nga më shumë se 60 vende të botës dhe qindra drejtues të kompanive të mëdha botërore do të takohen në Londër të Britanisë së Madhe në javën e ardhshme për konferencën e dytë ndërkombëtare lidhur me rindërtimin e Ukrainës.
Lajmin e ka njoftuar vetë qeveria britanike që shkruan se rindërtimi i ekonomisë ukrainase është aq i rëndësishëm sa strategjia ushtarake.
“Rindërtimi i ekonomisë ukrainase është po aq i rëndësishëm sa strategjia ushtarake”, njoftoi Doëning Street të shtunën. Konferenca do të mbahet të mërkurën dhe të enjten.
Mësohet se në këtë konferencë do të marrë pjesë përmes video lidhjes presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kryetari i bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov i cili ndodhet në mërgim që pas hyrjes së pushtuesve rusë, ka ngritur alarmin për rrëmbimin e 300 fëmijëve ukrainas nga ana e forcave ruse.
Ai tha se fëmijët po mbahen peng rreth 1600 kilometra larg shtëpisë.
"Ata po i dërgojnë fëmijët 1600 kilometra larg shtëpisë thellë në Rusi. Pastaj do t'i mbajnë peng," shkroi Fedorov.
Baza e të dhënave e dedikuar ukrainase vlerëson se rreth 19.500 fëmijë ukrainas u nxorën nga Moska nga territoret e pushtuara në Rusi deri më tani.
“Ka shum te ngjare” quhet prove per NYT? Prove eshte kjo qe kush kontrollon teritorin ka ven bombe? Dmth kush NATO ka hedh ne ere Nordstream 2? Meqe eshte zone e vet? S ka me gazetar, tani jan te gjithe opinionist, e verteta eshte opsion on NYT
Përgjigju