Ambasada e SHBA në Tiranë ka përzgjedhur si “foto dite’ për sot një moment, që flet shumë në këtë fundtetori. Bëhet fjalë për marshimin e zhvilluar një ditë më parë në qytetin e Lezhës kundër kancerit të gjirit. Marshimit iu bashku dhe diplomatët e huaj, siç ishte ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, zv.ambasadori i SHBA, David Muniz, dhe personeli i kësaj ambasade.
Në foto shfaqen zyrtarët, duke marshuar kundër kancerit të gjirit, si shenjë sensibilizimi në muajin tetor, ku përbri saj shkruhet ‘Marshimi ynë, burrat mbështesin rozën’.
/Shqiptarja.com
Në foto shfaqen zyrtarët, duke marshuar kundër kancerit të gjirit, si shenjë sensibilizimi në muajin tetor, ku përbri saj shkruhet ‘Marshimi ynë, burrat mbështesin rozën’.
“Foto e Ditës | “Marshimi ynë - burrat mbështesin rozën”! Zv. Ambasadori David Muniz dhe personeli i Ambasadës marshojnë kundër kancerit të gjirit në Lezhë, së bashku me YËCA Albania, Ministren Nikolla, Ambasadoren Vlahutin dhe aktivistë të tjerë”, shkruhet nga ambasada.
(Postimi i Ambasadës së SHBA)
d.c./shqiptarja.com





