Lufta kundër terrorizmit, ushtria
irakiane gati për sulm drejt Mosulit

Lufta kundër terrorizmit, ushtria<br />irakiane gati për sulm drejt Mosulit
Pas fitores në Falluxha, duket se ushtria irakiane ka marrë zemër dhe tashmë në objektivin e saj është qyteti i dytë më i madh në vend, Mosuli, aktualisht në duart e militantëve të Shtetit Islamik që prej vitit 2004. Ajo është cilësuar si “nëna e të gjitha betejave”, që po përgatitet nga forcat irakiane bashkë me mbështetësit e tyre perëndimorë nga ajri dhe milicitë kurde nga toka. Në pak më shumë se një vit, Iraku ka dëbuar Shtetin Islamik nga Tikriti, Ramadi dhe Falluxha, ndërsa çlirimi i Mosulit është etapa e radhës.

Ndërkohë, qeveria irakiane e ka cilësuar 2016-n, si vitin kur Iraku do të jetë plotësisht i çliruar nga Shteti Islamik. Ka zëra që thotë se edhe Presidenti amerikan Barack Obama dëshiron që të shohë çlirimin e Mosulit pa i mbaruar ende mandati.

Forcat irakiane dhe ato kurde stërviten prej kohësh për këtë bejetë, të këshilluar dhe trajnuar nga dhjetëra ushtarakë amerikanë dhe britanikë. Milicitë kurde “peshmerga” kanë nisur ngritjen e pozicioneve në lindje, veri dhe perëndim të Mosulit, ndërsa ushtria irakiane përparon ngadalë nga jugu.

Nëse eksperienca e shkuar do të vlejë edhe këtë herë, pritet që ata të rrethojnë qytetin duke çliruar fshatrat dhe qytezat rreth tij, para se të vërshojnë drejt qendrës së Mosulit. Është e parashikueshme se beteja për Mosulin do të jetë e përgjakshme, e kushtueshme dhe e gjatë. Po aq lehtë parashikohet se popullsia cilive është ajo që do të vuajë më shumë.

Në ditët e mira të dikurshme, Mosuli numëronte rreth dy milionë banorë, ndërsa tashmë ka vetëm 700 mijë. Gjithsesi një katastrofë njerëzore pritet të ndodhë, kur masat e njerëzve të nisin t’ia mbathin nga qyteti me të filluar luftimet.
 
Siri
Ndërkohë, luftëtarët rebelë në Siri kanë nisur një ofensivë të re ndaj rajoneve të kontrolluara prej forcave besnike qeveritare të qytetit të Aleppos, pasi trupat ushtarake u ndërprenë rrugën kryesore të tyre në veriun e qytetit të ndarë. Operacioni i rebelëve nisi agim dhe u përhap në disa fronte, teksa qindra predha u lëshuan në drejtim të zonave perëndimore të qytetit. Mediet shtetërore bëjnë të ditur se 8 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga breshëria e predhave. Sulmi vjen pas një tjetër përpjekjeje të dështuar të rebelëve për të rihapur rrugën “Castello”, e vetmja dalje nga zona e kontrolluar prej rebelëve në lindje për 300 mijë banorët që jetojnë atje. Pjesë të tëra të Aleppos, dikur një prej qendrave më të rëndësishme tregtare dhe industriale të Sirisë, janë shkatërruar prej luftimeve që kanë nisur prej vitit 2012.

Qyteti i Aleppos ka qenë në fokusin e luftimeve intensive që prej dështimit të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, por edhe paqja e pjesshme e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia më herët gjatë këtij viti. Një korrespondentët e agjencisë së lajmeve “AFP” thonë se ofensiva e rebelëve ndaj rajoneve të kontrolluara prej forcave qeveritare nisën në agim, duke shkaktuar përplasje të ashpra përgjatë vijës së frontit brenda Aleppos.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorues me seli në Londër, bëri të ditur se mbi 300 predha ishin lëshuar prej rebelëve, të cilët janë në rolin e sulmuesit në këtë përplasje. Megjithatë, deri më tani, rebelët nuk kanë mundur të korrin ndonjë fitore në terren, sepse kanë rënë prè e bombardimeve të rënda nga avionët e forcave qeveritare.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin