‘Lufta’ kundër COVID-19, Draghi: Italia ka 4 vaksina të sigurta, ‘drita jeshile’ për rihapjen e vendit

‘Lufta’ kundër COVID-19, Draghi: Italia ka 4 vaksina të sigurta, ‘drita jeshile’ për rihapjen e vendit

Kryeministri i Italisë Mario Draghi

ITALI- Kryeministri i Italisë Mario Draghi, duke folur lidhur me pandeminë në Senat, tha se tashmë vendi ka në administrim 4 vaksina kundër COVID-19 të sigurta dhe efektive.

“Ne kemi 4 vaksina të sigurta dhe efektive, Johnson and Johnson do të jetë në vend në prill.”, tha kryeministri.

Ai shtoi se qëllimi është që të vaksinohen sa më shumë njerëz të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër.

“Qëllimi është të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër. Ne duhet të kemi ritëm, të vaksinojmë gjysmë milioni në ditë.” shtoi ai.

Draghi tha se këto vaksina janë “drita jeshile” për rihapjen e vendit. Ai shtoi se po planifikohet që menjëherë pas Pashkëve të rihapen shkollat.

Italia është një ndër vendet më të prekura evropiane sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike dhe si pasojë vaksinat janë arma më e fortë në luftën kundër saj.

Aktualisht vaksinimi në vend po kryhet me Pfizer, Moderna AstraZeneca dhe siç lajmëroi dhe kryeministri në prill do të mbërrij ajo amerikane Johnson&Johnson.

Italia është një ndër ato shtete të cilat pezulluan AstraZeneca për disa ditë por menjëherë pas rimiratimit nga EMA, vaksinimet në vend rivazhduan,

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 3,419,616, ndërkohë që ai viktimave është 105,879 në të gjithë vendin.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot