Vendimi i Agjencisë Evropiane të Barnave, i cili theksonte se vaksina e AstraZenneca është e sigurtë dhe efektive, bëri që një mori shtetesh ditën e sotme të rifillojnë vaksinimet.
Autoritetet shëndetsore në Itali, Francë, Gjermani, bën me dije se vaksinimi me ‘AstraZeneca’ nis gjatë ditës së sotme. Vaksinimi do të nisë po ashtu edhe në Portugali, Hollandë, Letoni, Lituani, Qipro dhe Bullgari.
Spanja pritet të nis ditën e mërkurë pasi dëshiron të ri shohë raportin e Agjencisë Evropiane të Barnave dhe do të rivlerësojë se cilat grupmosha do të marrin dozat e kësaj vaksine.
Komiteti vlerësues i Agjencisë, nuk ka lidhje ndërmjet rasteve me mpiksje gjaku dhe përdorimit të vaksinës dhe vaksina është efektive..
Por ky përfundim duket se nuk ka bindur disa shtetet të cilat shprehen se do të vijojnë të mbajnë të pezulluar vaksinimin me ‘AstraZeneca’.
Një vendim të tillë e kanë marrë autoritetet në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë. Ata shprehen se do të rishohin vendimin e EMA se përfitimet nga vaksina tejkalojnë rreziqet dhe se rifillimi I procesit mund të zgjasë deri në fund të javës tjetër.
Rishikimi i sigurisë i rregullatorit evropian pasoi raporte të pakonfirmuara për një normë të rritur të mpiksjes së gjakut midis marrësve të vaksinës së AstraZeneca për të parë nëse kishte ndonjë lidhje, ku sipas autoriteteve shëndetsore një gjë e tillë nuk ekziston dhe njuë dukurio e tillë ishte normale.
Vendimi i disa shteteve evropiane për të pezulluar vaksinën e AstraZeneca, është krtitikuar nga ekspertë të shumtë të cilët theksuan se pezullimi i saj në një kohë kur vendet përballen me një shkallë të lartë të infeksioneve dhe me variante të reja ishte një papërgjegjshmëri.
Pas deklaratave të EMA-s , Agjencisë Evropiane të Barnacve dhe raportit javor të MHRA, institucioneve shëndetsore britanike Kryeministri Boris Johnson njoftoi se ai do të vaksinohet me AstraZeneca ditën e sotme.
“Vaksina e AstraZeneca është e sigurt, vaksina e Pfizer është e sigurt, ajo që nuk është e sigurt është të marrësh Covid”, tha Johnson.
Në fjalën e tij Johnson theksoi se edhe një dozë e vetme e vaksinës së AstraZenneca siguronte një mbrojtje prej 60% dhe 80% kundër shtrimit në spital dhe 85% kundër rrezikut të vdekjes.
Johnson shtoi se alarmet se vaksina shkaktonte mpiksje gjaku ishin të pabazuara dhe se kjo gjë qoftë edhe për pak kohë ndikoi në uljen e besueshmërisë tek vaksina.
Njëjtë si kryeministri britanik edhe kryeministri francez do të vaksinohet ditën e sotme në mesditë me vaksinën e AstraZeneca, duke qënë kështu një ndër të parët persona që do të marrë vaksinën pas rifillimit të procesit.