Në një kohë që fushata e vaksinimit në Gjermani, nuk po ecën me hapat e duhur, qindra gjermanë po udhëtojnë në drejtim të Rusisë për tu vaksinuar me Sputnik V. Edhe pse kufijtë rusë janë zyrtarisht të mbyllur, Kremlini duket se po lejon udhëtime vaksinash në Moskë për jo qytetarët rusë.
Mediat e huaja shkruajnë se gjermanët po paguajnë operatorë turistikë për të udhëtuar si turistë drejt Moskës ku mund ta bëjnë në moment vaksinën Sputnik V, e cila në BE dhe Europë nuk është e certifikuar dhe pranuar.
Udhëtimet planifikohen nga operatori turistik norvegjez World Visitor, të cilët deklarojnë se deri në shtator, ata do të dërgojnë në Moskë 50 persona çdo javë.
Udhëtimi nuk është i lirë, vetëm 150 euro kushton vaksinimi në Moskë dhe 1000 euro udhëtimi, por gjermanët thonë se në vendin e tyre duhet të presin me muaj për të marrë vaksinën, me prodhimet momentale që qarkullojnë në Gjermani dhe BE.
Për shtetin rus, ky lajm është i mirëpritur dhe televizionet shtetërore ruse i kanë kushtuar një vëmendje të madhe kësaj ngjarje, ku disa nga grupet e udhëtarëve gjermanë janë të rrethuar nga reporterë.
Disa nga qytetarët nuk do të rikthehen në Gjermani deri sa të marrin dozën e dytë, duke shijuar turizmin në një kohë që në shumë vende duket si ëndërr.
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
54%
-
JO
40.3%
-
NUK E DI
5.7%
Vota total: 2950
Lajme të tjera
-
Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë
2 Korrik, 17:07
-
Rusia kërcënon me mbyllje të ambasadës në Bullgari
1 Korrik, 15:03
-
Ishulli i gjarpërinjve/ Pse Rusia nuk mundi të mbante daljen strategjike të Detit të Zi?
30 Qershor, 22:22
-
Lufta në Ukrainë/ Biden: Samit historik, NATO është më e bashkuar! Rusët largohen nga ishulli i gjarpërinjve! Widodo i jep Putinit mesazhin e Zelenskit
30 Qershor, 07:44
-
101-vjeç dhe dënohet me 5 vite burg, ishte roje e kampit të përqendrimit në Gjermaninë naziste
29 Qershor, 20:50
-
Gratë mbi 50-vjeç në pasarela! Bota e modës zbulon moshën e artë, si po ndryshon koncepti i ‘modelingut’...
29 Qershor, 18:58
-
Rriten shifrat e të infektuarve me COVID, në 24 orët e fundit rezultojnë pozitiv 550 qytetarë! Një humbje jete
28 Qershor, 17:16
-
Kissinger shikon përtej luftës: Duhet riintegrim i Rusisë në sistemin evropian
28 Qershor, 11:07
-
Cili është ndikimi i falimentimit rus?
28 Qershor, 08:51
-
Vijojnë shifrat e larta nga Covid-19! 284 qytetarë të infektuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
26 Qershor, 16:02
-
A është në rrezik paqja në Bosnje?
26 Qershor, 11:07
-
Media serbe: Deklaratat e Putinit për Kosovën? Thikë pas shpine mes vëllezërish
26 Qershor, 07:36
Po gjermanet e dine se vetem vaksinat ruse jane te sigurta dhe te mira e sa per te tjerat?!!...
Përgjigju