Lufta Kundër Covid-19, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme të dytën herë brenda vitit (VIDEO)

Tejkalimi i shifrës së një 1 milion të infektuarve me Covid-19  dhe rritja e vazhdueshme e rasteve të reja dhe pamundësia për t’i vënë ato nën kontroll ka bërë që Spanja të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur masën e izolimit të përgjithshëm gjatë natës.  Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez me anë të një deklaratë dhe tha se masa e izolimit do të jetë në fuqi nga ora 23:00 deri 06:00 , të mëngjesit për të paktën 2 javët në vijim por mund të shkojë deri në 6 muaj, nëse një masë e tillë aprovohet parlamenti. Sipas masave, autoritetet lokale mund të ndalojnë udhëtimin midis rajoneve.

Masat e reja kufizuese lejojnë njerëzit të lëvizin gjatë natës për arsye pune, të blejnë medikamente dhe për tu përkujdesur për të moshuar ose të mitur, të cilët nuk janë në gjendje ta kalojnë atë.

"E vërteta është se Europa dhe Spanja po përballen me një valë të dytë pandemisë. Situata në të cilën gjendemi është tejet ekstreme,” tha Sanchez.

Gjatë valës së parë të pandemisë, Spanja ishte vendi më i goditur dhe në atë kohë vendi imponoi shtetrrethimin një nga më të ashpërit në botë. Kjo është hera e dytë që Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme brenda vitit dhe e katërta herë që nga viti 1970.

Italia gjithashtu njoftoi marrjen e masave të reja, duke shkaktuar një tejmbushje në spitalet e vendit. Autoritetet kanë marrë vendim të mbyllin kinematë, pishinat dhe palestrat. Baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen deri në orën 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë.

 Situata paraqitet e rëndë edhe në Francë, ku është raportuar një rritje rekord e infeksioneve  të reja ditore, ku gjatë të dielës u regjistruan 52,010 raste të reja dhe 45,000  të shtunën.

Në anën tjetër gjatë kësaj jave edhe qeveria Çeke ka paralajmëruar shtrëngimin e masave  kundër përhapjes së koronavirusit, pasi masat  e marra deri tani nuk kanë arritur të vënë nën kontroll rritjen e numrit të të infektuarve, tha kryeministri Andrej Babis. Qeveria të mërkurën urdhëroi  mbylljen e shumicës së dyqaneve dhe shërbimeve të mbyllen dhe u përpoq të kufizonte lëvizjen vetëm në udhëtime thelbësore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar