Lufta kundër drogës, bllokohet gomonia dhe dy makina në Fier, kapet pronari

Lufta kundër drogës, bllokohet gomonia dhe dy makina në Fier, kapet pronari

Policia e Shtetit ka sekuestruar në fshatin Qarrë të Fierit një gomone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë, ndërkohë që është arrestuar një person dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:
Kontrolle të imtësishme dhe të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narktotike, dhe sekuestrimin e mjeteve motorike dhe atyre lundruese që mund të përdoren për të trafikuar lëndë narkotike.

Në vijim të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, nisur nga informacionet e marra si dhe nga kontrollet e përbashkëta të zhvilluara nga shërbimet e policisë së Fierit dhe atyre të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në fshatin Qarrë, pranë banesës së shtetasit L.M, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan një mjet i fuqishëm lundrues tip Gomone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë.

Si rezulat i veprimeve të kryera u kap dhe u ndalua shtetasi B.D, banues në Fier pasi është pronari i gomones si edhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë si autorë të dyshuar të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025