Rama 'grusht' informalitetit: Kështu si ky sot, do mbyllet çdo karburant me shkelje...

Rama 'grusht' informalitetit: Kështu si ky sot, do mbyllet çdo karburant me shkelje...

"Ja kështu si ky sot, do mbyllet çdo stacion karburanti që nuk tapos përfundimisht pompën manuale dhe nuk i dorëzon kupon konsumatorit", ky ka qenë reagimi i radhës i kryeministrit Edi Rama për bizneset dhe subjektet që tentojnë të fshehin të ardhurat apo të bëjnë manipulime me shërbimet që ata ofrojnë.

Ky qëndrim i fortë i kryeministrit Rama vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet që prej kohësh ka ndërmarrë qeveria.

Në postimin e Ramës shihet një karburant i bllokuar nga Hetimi Tatimor pasi është konstatuar me shkelje. Rama thotë se aksionet e tilla do të vijojnë dhe në shkrimin e tij poston edhe një grusht drejtuar informalitetit. Ndërsa prej kohësh ka paralajmëruar se nuk do të tolerohet asnjë pavarësisht se sa i fuqishëm është në fushën e biznesit.

Ditët e fundit në vendin tonë janë goditur disa raste ku nuk bëjnë përjashtim edhe emra të mëdhenj të botës së biznesit si kompleksi Taivani që u mbyll dhe hotel 'Rogner' në kryeqytet që u gjobit për shkak se janë kapur me shkelje.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dhunohet djali i oficerit të Krimeve të Rënda

Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dhunohet djali i oficerit të Krimeve të Rënda