Lufta kundër ISIS, SHBA nis
sulmet e para ajrore në Siri

SIRI- Shtet e Bashkuara dhe vendet partnere kanë kryer orët e para të mëngjesit të sotëm të parat sulme ajrore në Siri duke goditur fortesën kryesore të ekstremistëve të shtetit islamik.

Lajmin e dha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Twitter. “Unë mund të konfirmoj se forcat amerikane me partnerët e koalicionit po kryejnë një sulm kundër terroristëve të shtetit islamik në Siri duke përdorur luftëtarë, aeroplanë bombardues dhe raketa të tipit ‘Tomahok’.

Duke pasur parasysh se këto operacione janë në vijim e sipër, nuk mund të japim detaje shtesë.” Sulmet janë pjesë e premtimeve të presidentit amerikan Barack Obama për të degraduar dhe shkatërruar shtetin islamik, i cila ka vënë nën kontroll territore të shumta në Irak dhe Siri.

isis

Dy javë më parë, Obama u shpreh se ‘nuk do të ketë strehë të sigurt për ata që kërcënojnë Amerikën’. SHBA ka kryer 190 sulme ajrore që nga muaji gusht, kur ndërmori sulmet e para në Irak. Qeveria siriane nuk ka dhënë zyrtarisht pëlqimin e saj për sulmet kundër ekstremistëve në territorin e saj, megjithatë thuhet se ata janë informuar paraprakisht

isis
isis
isis
isis
isis
isis
isis
isis
isis
isis

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime