Lufta kundër kanabisit, Rama
takon ambasadorët: Sukses polico

Lufta kundër kanabisit, Rama<br />takon ambasadorët: Sukses polico
Rama zhvilloi në Kryeministri një takim me të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë, mes tyre ai i SHBA, Donald Lu dhe e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.
 
Në qendër të takimit të kryeministrit me ambasadorët ishte lufta kundër drogës në Shqipëri, por edhe miratimi nesër në seancë plenare i ligjit të Reformës në Drejtësi për KLGJ dhe KLP.
 
Pas takimit Rama u shpreh se u diskutua për sfidën e parandalimit të kanabisit.
 
"Takim i dobishem me miq, partnere, perfaqesues te huaj ne vend, per suksesin e represionit policor dhe sfiden e parandalimit te kanabisit" tha ai.
 
Takimi i kryeministrit me ambasadorët zgjati për 90 minuta, ndërsa vjen pas deklaratës së Presidentit për thirrjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare për cështjen e kanabisit.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social