Lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, Soreca: BE ka dhënë 60 milionë euro asistencë, askush nuk është mbi ligjin

Në konferencën që është duke u zhvilluar në Tiranë për luftën kundër korrupsionit, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është shprehur se gjithkush duhet të kuptojë se askush nuk është mbi ligjin. Ai tha se BE është pranë Shqipërisë dhe se që prej vitit 2012 ka investuar  mbi 60 milionë për forcimin e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.

"E vetmja mënyrë se si mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në mënyrë efikase është puna e përbashkët, e mirëkoordinuar dhe e vazhdueshme.  Djegia, rastet dhe përqasja e duhur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin "Shpirti".  Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin.  BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteve të strukturave të rëndësishme. Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre.

Duke nisur nga kjo javë, në kontekstin e një programi rajonal, ekspertët do të monitorojnë çështjet e para të gjykimeve të korrupsionit të nivelit lartë dhe krimit të organizuar në Gjykatën e Posaçme, duke synuar identifikimin e çështjeve më sistemike që pengojnë përmirësimin e historikut në rastet e nivelit të lartë.

Sfidat janë të shumta dhe disa prej tyre janë më të vështira për t'u kapërcyer sesa të tjerat. Sidoqoftë, qëllimi përfundimtar ia vlen të gjitha përpjekjet e përbashkëtaPër të krijuar një mjedis në vend ku qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t'u besojnë institucioneve të tyre. Dhe një klimë biznesi që do të tërheqë investime dhe si rezultat do të rrisë standardet ekonomike dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të zakonshëm.

Të gjitha autoritetet shqiptare dhe qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se mund të mbështeten te Bashkimi Evropian për të ndjekur këtë qëllim.

Për të pasur sukses me përmirësimin e historikut të dënimeve dhe konfiskimeve, hetimet financiare janë thelbësore dhe duhet të ndiqen në çdo rast. Hetimet financiare janë komplekse dhe nevojitet ekspertizë specifike. Në këtë drejtim, BE-ja nisi marsin e kaluar një program novator, të drejtuar nga autoritetet spanjolle, italiane dhe holandeze, që mbështesin agjencitë shqiptare të zbatimit të ligjit, me 5.5 milionë euro për të përmirësuar hetimet financiare dhe për të ndjekur në mënyrë efektive paratë.


Lajmi kryesor:

Gjonaj: Lufta ndaj korrupsionit përballet me sfida të reja, kurrikula informuese në shkolla! Soreca: Të dënohen figura të larta! Hetimet financiare janë thelbësore, ndjekje më efektive parave


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024