Gjonaj: Lufta ndaj korrupsionit përballet me sfida të reja, kurrikula informuese në shkolla! Soreca: Të dënohen figura të larta! Hetimet financiare janë thelbësore, ndjekje më efektive parave

TIRANË-Lufta kundër korrupsionit dhe integriteti e organeve ligjzbatuese ishte tema e diskutimit në një konferencë të posaçme të zhvilluar në Tiranë nga Ministria e Drejtësisë, ku morën pjesë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, Kryeprokurori Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) në Rumani, Crin Bologa, si dhe drejtues të institucioneve në Shqipëri si ai i SPAK Arben Kraja apo drejtuesja e BKH Aida Hajnaj. Konferenca u moderua nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Në fjalën e saj Gjonaj tha se lufta ndaj korrupsionit përballet me sfida të reja, ndërsa nënvizoi se janë marrë një sërë masash për ta eleminuar. Ministrja tha se me ambasadën italiane per herë të parë do fusin në kurrikula antikorrupsionin si projekt-pilot.

“Të mos humbim vëmendjen nga lufta e përditshme kundër korrupsionit. Smund të nashkalojmë faktin se lufta kundër korrupsionit përballet me sfida të reja. Gjatë 2020 ngritëm për herë të parë një mekanizëm të ri rrjetin  e koordinatorëve antikorrupsion. Ky rrjet i posaçëm për shkak se është mekanizëm i jashtëm ndjek rast pas rasti çdo sinjalizim që vjen nga qytetarët.

Në 2020 kemi filluar për herë të parë zbatimin e planit të integritetit të ministrisë së Drejtësisë. Po ndjekim angazhimet e marra përsipër në samitin e Berlinit. Lufta kundër korrupsionit është e vazhdueshme, një anë është ndërgjegjësimi i brezave të rinj. Për të eleminuar hapësitrat korruptive, shërbimet do të bëhen sa më shumë online. Falenderojmë Be për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë që të kemi rezultate të dukshme pozitive.

Shqipëria ka marrë në ndjekje dhe ato rekomandimeve në bashkëpunimin midis shteteve në luftën kundër korrupsionit.  Edhe dASH nëpërmjet programeve të tyre ofrojmë mbështetje jo vetëm financiare por edhe teknike për ngritjen e kapaciteteve teknike në luftën kundër korrupsionit. Ndërtimin e një qeverisje sa më transparente nëpërmjet rritjen se aksesit të qytetarëve digjitalizimit të shërbimeve dhe një sërë masash të tjera”, tha Gjonaj.

Ndërkohë që kërkesa e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ishte e drejtpërdrejtë: Duhet të ketë zyrtarë të lartë të dënuar. Ai tha se në këtë luftë populli shqiptar ka në krah Bashkimin Europian. 

Kryeprokurori Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa tha se institucioni që ai drejton ka dërguar në gjykata 2 kryeministra, 80 deputetë dhe dhjetëra kryetarë bashkish. Sipas tij për të qenë i suksesshëm në luftën kundër korrupsionit duket pavarësia dhe specializimi i prokurorëve.

Kreu i SPAK, Arben Kraja, e vuri theksin gjatë fjalës së tij te pandëshkueshmëria . Ai tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e akuzuar së fundmi për korrupsion duhet të marrin dënimin e merituar. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:27
Kreu i SPAK, Kraja: Po shohim çdo ditë raste të gjyqtarësh e prokurorësh të përfshirë në korrupsion, ndëshkimi i tyre duhet të jetë vijë ndarëse

 

Kreu i SPAK, Arben Kraja, në konferencën antikorrupsion, u shpreh se kohët e fundit gjithnjë e më shumë po konstatohen raste të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët duhet të marrin ndëshkimin e merituar.

"BKH është elementi kyçi strukturës. Grupi i parë i hetuesve në fillim të muajit gusht do të jenë të gatshëm të nisin detyrën. Mosndëshkueshmëria ka ardhur nga mosfunksionimi i sistemit. Po shohim çdo ditë raste gjyqtarësh e prokurorësh të përfshirë në korrupsion, apo krim të organizuar. Ndëshkueshmëria e tyre duhet të jetë një vijë ndarëse për gjithë pjesën tjetër që është në sistem. Kërkohet më shumë evidentim i shkeljeve në përdorimin e fondeve publike. Është përparësi e jona që vlerësohet çdo ditë dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Jemi të bindur që gjithçka po e bëjmë për të mirën e vendit, të zhduket imazhi i vendit ku mund të investohet", tha Kraja.

Ora 11:04
Kryeprokurori Kundër Korrupsionit i Rumanisë: Kemi çuar në gjykatë dy kryeministra, 80 deputete dhe dhjetëra kryetarë bashkish! ‘Suksesi’ në luftën ndaj korrupsionit

Kryeprokurori Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa gjatë një konference krah ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorit të BE Luigi Soreca tha se kanë dërhuar në gjykata dy kryeministra, 80 deputete dhe dhjetëra kryetarë bashkish.

Sipas tij për të qenë i suksesshëm në luftën kundër korrupsionit duket pavarësia dhe specializimi i prokurorëve.

“Kemi derguar në gjykatë dy kryeministra, 80 deputete dhe dhjetëra kryetarë bashkish. Për të qënë të suksesshëm në luftën ndaj korrupsionit janë pavarësia dhe specializimi i prokurorëve”, tha Bologa.

Ora 10:53
Ministrja Gjonaj: Do shtohet një modul anti-korrupsion në kurrikulën e arsimit parauniversitar në Shqipëri, bazuar në modelin italian

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se si një masa parandaluese për korrupsionin, me qëllim ndërgjejgësimin e brezave të rinj, në bashkëpunim me  MASR dhe Ambasadën Italiane, do të pilotohet për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar

“Përtej ndëshkimit pa kompromis të korrupsionit, marrjen e çdo mase të nevojshme parandaluese, lufta kundër korrupsionit është një luftë e vazhdueshme, shumë dimensionale dhe një ndër armët efikase është edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi i brezave më të rinj.

Një përpjekje e tillë ka marrë udhë tashmë në bashkëpunim me  MASR dhe Ambasadën Italiane, për të pilotuar për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar, të bazuar në metoda inovative të përshtatura për nxënësit dhe gjej rastin të falenderoj Ambasadorin Italian për mbështetjen në vijim”, tha ministrja.

Ora 10:47
Lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, Soreca: BE ka dhënë 60 milionë euro asistencë, askush nuk është mbi ligjin

Në konferencën që është duke u zhvilluar në Tiranë për luftën kundër korrupsionit, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është shprehur se gjithkush duhet të kuptojë se askush nuk është mbi ligjin. Ai tha se BE është pranë Shqipërisë dhe se që prej vitit 2012 ka investuar  mbi 60 milionë për forcimin e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.

"E vetmja mënyrë se si mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në mënyrë efikase është puna e përbashkët, e mirëkoordinuar dhe e vazhdueshme.  Djegia, rastet dhe përqasja e duhur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin "Shpirti".  Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin.  BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteve të strukturave të rëndësishme. Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre.

Duke nisur nga kjo javë, në kontekstin e një programi rajonal, ekspertët do të monitorojnë çështjet e para të gjykimeve të korrupsionit të nivelit lartë dhe krimit të organizuar në Gjykatën e Posaçme, duke synuar identifikimin e çështjeve më sistemike që pengojnë përmirësimin e historikut në rastet e nivelit të lartë.

Sfidat janë të shumta dhe disa prej tyre janë më të vështira për t'u kapërcyer sesa të tjerat. Sidoqoftë, qëllimi përfundimtar ia vlen të gjitha përpjekjet e përbashkëtaPër të krijuar një mjedis në vend ku qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t'u besojnë institucioneve të tyre. Dhe një klimë biznesi që do të tërheqë investime dhe si rezultat do të rrisë standardet ekonomike dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të zakonshëm.

Të gjitha autoritetet shqiptare dhe qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se mund të mbështeten te Bashkimi Evropian për të ndjekur këtë qëllim.

Për të pasur sukses me përmirësimin e historikut të dënimeve dhe konfiskimeve, hetimet financiare janë thelbësore dhe duhet të ndiqen në çdo rast. Hetimet financiare janë komplekse dhe nevojitet ekspertizë specifike. Në këtë drejtim, BE-ja nisi marsin e kaluar një program novator, të drejtuar nga autoritetet spanjolle, italiane dhe holandeze, që mbështesin agjencitë shqiptare të zbatimit të ligjit, me 5.5 milionë euro për të përmirësuar hetimet financiare dhe për të ndjekur në mënyrë efektive paratë.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni