Lufta kundër krimit, ambasadori i BE: Nga Janari 2019 një zyrtar i EUROPOL-it në Tiranë

Lufta kundër krimit, ambasadori i BE: Nga Janari 2019 një zyrtar i EUROPOL-it në Tiranë

Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka njoftuar sot përmes një statusi në faqen zyrtare në Tëitter se nga Janari 2019 në Tiranë do të vijë një zyrtar i EUROPOL për luftën kundër krimit.

“Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol. Së bashku me forcat policore të Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Spanjës dhe Holandës kemi ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar

Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës EUROPOL në Policinë e Shtetit nga Janari 2019 është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit” deklaroi ambasadori i BE-së. Ndërsa EUROPOL njofton se “Do të fillojë një epokë e re në luftën kundër grupeve mafioze”.

Në bashkëpunim me disa nga vendet anëtarë e BE në Shqipëri janë realizuar disa operacione për goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në vendin tonë dhe jashtë tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja