Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, Yuri Kim: E rëndësishme që pasuritë e konfiskuara t'i rikthehen shoqërisë, sinjalizon se ligji po funksionon

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, Yuri Kim: E rëndësishme që pasuritë e konfiskuara t'i rikthehen shoqërisë, sinjalizon se ligji po funksionon

Për SHBA lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet dhe do të punohet drejtpërdrejt me qeverinë shqiptare për ta goditur fenomenin. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim gjatë një seminari të OSBE-së mbi "Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara", tha se ndodhet në krah të popullit shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe siguruar sundimin e shëndetshëm të ligjit.

Ambasadorja Kim tha se është e rëndësishme që pasuritë e konfiskuara nga krimi të ripërdoren dhe t'i kthen shoqërisë, pasi në këtë mënyrë qeveria dërgon sinjal të fortë të efikasiteti të shteti të së drejtës dhe institucioneve publike.

"Ripërdorimi shoqëror i pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar është një shembull i përsosur se si këto përparësi janë të ndërlidhura dhe mbështesin njëra-tjetrën.  Menaxhimi dhe përdorimi efektiv i pasurive të konfiskuara është një nga mënyrat kryesore për të siguruar që ato që janë vjedhur nga shoqëritë të kthehen. Ripërdorimi shoqëror i aseteve u dërgon një sinjal të fortë qytetarëve për forcën dhe efektivitetin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve publike.  Qeveria e SHBA qëndron pranë popullit të Shqipërisë në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejt me ju, qeverinë tuaj dhe shoqërinë civile, dhe përmes partnerëve të paçmuar si OSBE, për të përballuar së bashku këtë kërcënim kriminal dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që meriton vendi juaj", tha Kim

Ambasadorja Yuri Kim gjithmonë ka shprehur vlerësim dhe mbështetje të punës së SPAK duke dënuar çdo sulm që ka ardhur në drejtim të saj dhe bërje thirrje që të lihet të bëjë punë që i është caktuar pa u cenuar nga sulmet politike. Ndërsa në lidhje me gjurmimin e parave të krimit dhe konfiskimit të tyre, u krijua struktura e posaçme me mandat 1-vjeçar gjatë 2020 Operacioni Forca e Ligjit, OFL, që u ka kërkuar llogari personave me të kaluar kriminale të justifikojnë pasuritë e tyre ose në të kundër pasuria do të sekuestrohet dhe dërgohet në SPAK e më pas në GJKKO ku do vendoset për konfiskimin apo kthimin e tyre sërish te pronarët. Pak ditë më parë Report Tv mësoi se prej shkurtit 2020 deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Janë 192 kërkesa që ka trajtuar SPAK, nga të cilat ka kërkuar 49 konfiskime por janë ende në proces.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA emigrant: 24/11/2020 23:44

    Ms Kim dnt lies Albanian people's coraption is in max you can not get justice Z Kim mos genjeni shqipetaret korrupsioni eshte ne maksimum ju nuk gjeni drejtesi KJO ESHTE ME PROVE DHE MBAJ PERGJEGJESI PER SHKRIMIN

    Përgjigju
  • Turi: 24/11/2020 23:13

    Pasurite qe konfiskohen jane te disa ordinereve dhe jane pothuaj zero , kurse ato te vertetat jane ne kupolen e politikaneve pa perjashtim ato duhen konfiskuar dhe kthyer popullit se jane miliona euro , por kjo nuk mund te ndodh keshtu qe drejtesia nuk ekziston

    Përgjigju
  • Rasim: 24/11/2020 19:42

    Mire do ishte qe ambasadorja te qartesoje se ca kupton me " lufte kunder korrupsionit " ? Apo e ka per ate te opozites...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?