Lufta kundër krimit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, Gledis Nano: Bashkëpunoni për të 'ngushtuar' rrugët e kriminelëve

Lufta kundër krimit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, Gledis Nano: Bashkëpunoni për të 'ngushtuar' rrugët e kriminelëve

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Policia e Shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në luftën kundër krimit. Me një deklaratë për mediat, Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano thotë se përballje me krimin është luftë pa kthim e pa kompromis "për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve". 

Sipas Nanos, nëse qytetarët dhe institucionet ligjzbatuese do të besojnë pa mëdyshje tek njëri-tjetri, atëherë rrugët e krimit do të 'ngushtohen'.

"Të nderuar bashkëqytetarë, Ju që në përditshmërinë tuaj, mundoheni me ndërgjegje dhe përgjegjësi qytetare të ndërtoni një jetesë të ndershme për veten dhe familjet tuaja. Me anë të këtij mesazhi, dua t’ju shpreh falënderimin dhe nderimin më të lartë të gjithëve ju që mbeteni mbështetja dhe vlerësuesi më i drejtpërdrejtë i veprimtarisë së Policisë së Shtetit.  Policia e Shtetit është angazhuar me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për t’u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithësi. Kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve. Një shoqëri e çliruar nga çfarëdolloj paragjykimi apo kompleksiteti është ajo shoqëri që mbetet në çdo kohë e angazhuar përkrah organizatave ligjzbatuese dhe Policisë së Shtetit. Nëse do të besojmë pa mëdyshje tek njëri-tjetri, ju sigurojmë pa asnjë hezitim, se rrugët e krimit do të jenë gjithmonë e më të rrezikuara, pavarësisht se krimi mundohet të gjejë shtigje, forma dhe mënyra më të sofistikuara për të mbijetuar", thotë kreu i Policisë së Shtetit. 

Sipas Naos, bashkëpunimi mes tyre është një forcë madhore "për të ndërtuar jetën që meritojmë".

"Ndaj le të shfaqemi gjithmonë e më të shumtë në numër, duke rritur shkallën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për rrjedhojë më të bashkuar në kauzën që na përfaqëson bashkërisht, duke i dhënë frymë dhe energji pozitive përmbushjes së qëllimit tonë të përbashkët, me objektiv kryesor mbrojtjen e jetës. Bashkërisht jemi një forcë madhore që në emër të së drejtës për të ndërtuar jetën që meritojmë, shndërrohemi në një potencial të tillë që dobëson e kthen në rrënojë, çdo portë a strehë ku ka zënë vend pamja më e papranueshme për shoqërinë tonë, kriminaliteti, kjo dukuri të cilën vizioni ynë i përbashkët, nuk do ta njohë dhe ta pranojë si një nga gjymtyrët që kërkon të na zhvendosë drejt së ardhmes", përfundon Nano.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doni: 01/02/2022 18:06

    Po zoti drejtor po ti policin ne vlore e ke gjithe te perfshire me kriminelet si mundet te bashkpunosh me policin i dine qe te gjitha dhe nuk i kapin vetem u marin leket keshtu behet jodhe ti thua bashkepuno ?

    Përgjigju
  • Leku: 01/02/2022 15:43

    Mir mo zoti Nano! Mir te bashkpunoj me policin!por me cilen polici te bashkpunoj!banditet tuaj me uniforme mendojne jo per te bo punen,po per tu pasuruar ,me ane te presioneve qe i bohet qytetareve!po te jap nje shembull polici rrugor kaloj 9te maqina te parkuara kundravajtje,ne vend qete fillonte nga e para u mor me maqinen e 10te dhe ato 9te te tjera i kaloj pa i trazuar fare nga keto grabitesa ,si mund te bashkepunosh me keto.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin