Lufta kundër krimit të organizuar, Lleshaj: Task-Forca histori suksesi, do shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit

Lufta kundër krimit të organizuar, Lleshaj: Task-Forca histori suksesi, do shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj

Gjatë analizës së Policisë së Shtetit për veprimtarinë e kryer për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot se Task Forca Qendrore do të shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit. Lleshaj theksoi se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet.

Sigurisht që këtu është bërë shumë janë ngritur struktura, Task – Forca Qendrore është një histori suksesi, histori e cila duhet të vijojë të thellohet në këndvështrimin tim dhe në detyrat që së shpejti do të bëj publike për Policinë e Shtetit, për strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme. Do të kërkohet që koncepti i Task – Forcës të shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit. E gjithë Policia e Shtetit shqiptar do të jetë Task – Forcë Qendrore për luftën kundër krimit të organizuar.

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm 

Lleshaj u shpreh më tej se një rëndësi të madhe dhe jetike duhet të marrë bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me qytetarët e vendit, si dhe besimi që duhet rritur tek këta të fundit.

 Policia e Shtetit shqiptar është një polici e vogël, por problematika jonë nuk është e vogël, ende vazhdon që problematika të jetë e madhe dhe për të arritur që të kompensojmë mungesën e numrave të policisë, mbetet i rëndësishëm bashkëpunimi me qytetarët e këtij vendi. Është e rëndësishme, është jetike që Policia e Shtetit të forcojë bashkëpunimin me qytetarët e këtij vendi, është e rëndësishme që qytetarët të rrisin besimin tek policia e tyre dhe për të rritur besimin ka vetëm një mënyrë: ta fitosh atë përmes punës, përmes integritetit, përmes ndershmërisë, përmes përkushtimit, përmes angazhimit dhe përmes sakrificës. Policia është marrë me kriminelët, është marrë me të keqen e vendit por nuk mjafton kjo. Duhet që policia të merret edhe më të keqen e vendit por të merret edhe me qytetarët.

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja