Lufta kundër COVID-19, Greqia rikthen shtetrrethimin gjatë natës

Në përpjekje për të vënë nën kontroll valën e re të infeksioneve qeveria Greke ashpërsoi masat anti-covid.  Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas  në një konferencë për median theksoi se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm, megjithatë rastet e reja ende mbesin në nivele të larta, duke krijuar presion në sistemin shëndetësor ndërsa 2500 mijë pacientë mbetën të shtruar në spital, 400 prej tyre në Kujdes Intensiv.

Petsas theksoi se vuri në dukje se muajt e sakrificës nuk duhet të shkatërrohen nga disa ditë prandaj qeveria do të intensifikojë përpjekjet parandaluese në javën e parë të 2021.

Që nga nesër, në orën 6 në mëngjes deri të hënën 11 janar, nga ora 9 në mbrëmje deri në pesë në mëngjes kthehet shtetrrethimi dhe vetëm punonjësit dhe njerëzit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore mund të dalin.

Dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura, ashtu si edhe libraritë dhe parukeritë. Kishat gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura për shërbesat e së Dielës dhe Ditën e Epifanisë së 6 Janarit. Qeveria greke u bëri thirrje njerëzve tu përmbahen rreptësisht masave dhe të jenë të durueshëm për një javë, në mënyrë që shkollat ​​të mund të rihapen.

Zëdhënësi bëri të qartë se  lehtësimi i masave  do të bazohet në kushtet epidemiologjike.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s