Lufta/ Libani lëshon mbi 200 raketa kundër Izraelit! Ushtria izraelite vret liderin e Hamasit

Izraeli dhe Libani vijojnë sulmet ndaj njëri tjetrit. Mbrëmjen e djeshme forcat militare të të dyjave vendeve sulmuan pozicione të ndryshme në vijim të konfliktit të armatosur. Mbrëmjen e së premtes siç konfirmon Reuters, forcat izraelite kanë arritur të eleminojnë një nga liderët e Hamasit në Tripoli të Libanit pas bombardimeve të ndodhura në këtë pjesë të vendit. Sipas agjencisë së lajmeve, Saeed Atallah, u vra së bashku me 3 anëtare të familjes pas sulmeve  të mbremjes nga forca izraelite e mbrojtjes në një kamp refugjatësh palestinez. Atallah luante një rol të rëndësishëm si udhëheqës i Birgadave Qassam, të njohura si krahu i armatosur i Hamas në Liban.

Ndërkohë ushtria izraelite bombardoi edhe gjatë mbrëmjes së të premtes dhe mëngjesit të së shtunës Bejrutin. Shpërthime të forta u dëgjuan gjatë operacioneve të IDF e cila është e vendosur në gjetjen dhe asgjësimin e objekteve dhe ndërtesave të Hezbollahut. Ndërkohë edhe Libani është kundërpergjigjur gjate natës me sulme të tjera. Në veri të Izraelit në orët e para të mëngjesit të së shtunës banorët kanë dëgjuar sirenat që njoftonin për sulme.

Ushtria izraelite tha se 5 raketa u lëshuan nga Libani një pjese e të cilave u kapën përpara se të preknin tokën ndërsa të tjerat ranë në zona të hapura. Një ditë më herët në territorin izraelit sipas Forcave të Mbrojtjes izraelite Libani lëshoi të paktën 222 raketa në kuadër të sulmeve të tij.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar