Spanja do t’ia dërgojë Ukrainës një numër të vogël të raketave kundërajrore të sistemit Patriot, pas trysnisë nga aleatët e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO për t’i dhënë Kievit më shumë ndihmë ushtarake, raporton sot gazeta spanjolle 'El Pais'.
Rusia ka shpeshtuar dukshëm sulmet ajrore në Ukrainë ndaj qeverive të BE-së u është kërkuar ta ndihmojnë Kievin me më shumë kundërajrorë për ta mbrojtur veten. Në veçanti kjo vendeve si Greqia dhe Spanja, të cilat kanë armë të tilla në arsenalin e tyre.
Duke i cituar burimet qeveritare, gazeta El Pais raportoi se Spanja e ka hedhur poshtë mundësinë t’i dërgojë Ukrainës sisteme kundërajrore Patriot, por ka thënë se do ta furnizojë atë me raketa që përdorën nga ky sistem kundërajror.
Ndërkohë zëdhëni i Kremlinit ka bërë të qartë se Moska nuk kërcënon Europën.
Rusia nuk përbën rrezik për askënd në Evropë dhe shpreson se askush në Evropë nuk paraqet rrezik për të (Moskën). Ka a zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia Tass
Nga Moska është njoftuar dhe arrestimi i Sergej Mingazov, gazetar i Forbes Russia, edicioni rus i gazetës amerikane me akuzën e përhapjes së informacionit të rremë rreth ushtrisë ruse dhe, në veçanti, për ripostimin e lajmeve mbi masakrën në qytetin ukrainas Buça në pranverën e vitit 2022.
Ndërkohë dje Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha në Kongresin Popullor se vendi i tij po përballej me kërcënime të rënda brenda dhe jashtë vendit. Ndaj për të siguruar vendin janë vendosur disa dhjetëra armë bërthamore ruse.
Lukashenko, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ka folur shpesh për rreziqet e një sulmi nga NATO ose Ukraina, prandaj për arsye sigurie të vendit të tij ka lejuar Rusinë që të vendos amët bërthamore në territorin e tij.
Shteti bjellorus i ka ofruar mbështetje logjistike Rusisë, që kur Moska nisi luftën ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Lajm ne perditesim...
Mëngjesin e 26 prillit, partia në pushtet e Rusisë tha se është goditur nga një sulm i madh kibernetik. Sipas një shërbimi special për Radion Evropa e Lirë, Specialistët e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukrainës ka kryer një “sulm kibernetik në shkallë të gjerë” ndaj burimeve të partisë në pushtet në Rusi, Rusia e Bashkuar.
Sipas të dhënave të këtij shërbimi, shërbimet e partisë dhe ueb-faqet, por edhe domenet ER.RU dhe Edinros, aktualisht janë nën sulm. Referuar burimit, inteligjenca ukrainase pretendon se pavarësisht deklaratës së lëshuar nga Rusia e Bashkuar se “puna e infrastrukturës kritike digjitale po funksionon”, disa nga burimet kanë dalë jashtë funksionit.
Foto: Varrezat pas maskres në Buça, 2022
MOSKE- Sergej Mingazov, gazetar i Forbes Russia, edicioni rus i gazetës amerikane, u arrestua me akuzën e përhapjes së informacionit të rremë rreth ushtrisë ruse dhe, në veçanti, për ripostimin e raporteve të agjencisë britanike në kanalin e tij Telegram " Reuters" dhe gazeta të tjera mbi masakrën në qytetin ukrainas Buça në pranverën e vitit 2022.
Mingazov tani ndodhet në një qendër paraburgimi në Khabarovsk, në Lindjen e Largët Ruse, ku ai jeton, por ende drejtuesit e gazetës nuk kanë arritur të kontaktojë me të.
Ligji që ndëshkon "lajmet e rreme për ushtrinë", së bashku me atë që ndalon "diskreditimin e forcave të armatosura", u miratua në fillim të marsit menjëherë pas fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë dhe parashikon dënime të gjata me burg.
“Forbes Russia” u themelua në vitin 2003.
Për vite të tëra të pavarura, si të gjitha mediat ruse, "Forbes Russia" më pas u rreshtua me qeverinë. Licenca tani mbahet nga Magomed Musaev, një manjant i lidhur me Kremlinin, i cili vitin e kaluar gjithashtu u përpoq të merrte të gjithë grupin mediatik "Forbes Media Group" së bashku me Austin Russell por marrëeshja dështoi.
Foto: Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov
‘Rusia nuk përbën rrezik për askënd në Evropë dhe shpreson se askush në Evropë nuk paraqet rrezik për të (Moskën). Këtë e tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia Tass. Vendet evropiane do të duhet të vazhdojnë të negociojnë me Moskën në të ardhmen, por në bazë të një modeli të ri, shtoi zëdhënësi.
“Ne do të duhet të biem dakord se si do të jetojmë”, por “është e qartë se bëhet fjalë për mënyra të reja të marrëdhënieve”, nënvizoi Peskov.
Suedia do të vendosë tanke CV90 dhe Leopard 2 në Letoni. Kjo u bë e ditur nga kryeministri suedez, Ulf Kristersson, gjatë një takimi në Stokholm me homologen e tij letoneze, Evika Silina.
“Forcimi i sigurisë së rajonit të Baltikut tani është edhe më urgjent se sa ishte më parë”, komentoi Silina.
“Vendimi i qeverisë suedeze për të filluar zyrtarisht përgatitjet për dislokimin e disa njësive të forcave të saj të armatosura në Letoni është një lajm i shkëlqyer për forcimin e sigurisë sonë të përbashkët.”
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të vizitojë Kinën gjatë muajit të ardhshëm. Putini e bëri këtë njoftim gjatë një kongresi të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve më 25 prill në Moskë.
Ai nuk tregoi se kur do ta bëjë këtë vizitë saktësisht, e as nuk dha hollësi të tjera rreth saj. Izolimi i vazhdueshëm ekonomik dhe diplomatik i Rusisë, si pasojë e luftës së saj kundër Ukrainës, e ka bërë Moskën tejet të varur nga Kina.
Sipas një vlerësimi amerikan së fundmi, Kina është duke i shitur vazhdimisht Rusisë vegla të makinerisë, mikroelektronika dhe teknologji të tjera, të cilat Moska po i përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë luftarakë dhe armë të tjera për t’i përdorur në luftë.
Kina ka thënë vazhdimisht se nuk i ofron Rusisë armë e as ndihmë ushtarake, megjithëse i ka ruajtur lidhjet e fuqishme ekonomike me të.