Më shumë se një milion doza ilaçesh janë ndër artikujt më të fundit mjekësorë që do të dërgohen në Ukrainë për të ndihmuar njerëzit e lënduar në pushtimin rus.
Një fluturim i 11-të për në vendin e shkatërruar nga lufta u nis nga Mbretëria e Bashkuar të hënën, duke mbajtur më shumë se 100,000 pako me ilaçe, duke përfshirë qetësues të fortë kundër dhimbjeve.
Dërgesa e fundit po përmban rreth 120,000 pako, që barazohen me më shumë se 1.5 milion doza, ilaçe që u kërkuan urgjentisht nga Ukraina, shkruan Sky News.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se 3.7 milionë artikuj mjekësorë tani i janë dhuruar vendit, si pjesë e përgjigjes së saj humanitare ndaj pushtimit.
Lajmi kryesor:
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar












