Kabineti izraelit ka miratuar 827 milionë dollarë shtesë për blerje ushtarake "emergjente", raportuan mediat izraelite sot.
Ky vendim vjen më shumë se dy javë pas fillimit të luftës izraelito-amerikane kundër Iranit.
Kjo paketë shtesë u vendos nga ministrat gjatë një telekonference të premten vonë në mbrëmje.
Ajo do të përdoret për "blerje sigurie" dhe për të adresuar "nevojat urgjente", sipas të përditshmes kryesore Haaretz, e cila nuk dha detaje të mëtejshme.
Sipas dokumentit të Ministrisë së Financave të paraqitur ministrave dhe të zbardhur të dielën në mëngjes nga disa media kombëtare, përfshirë stacionin televiziv N12, "duke pasur parasysh intensitetin e luftimeve, është shfaqur një nevojë urgjente dhe e menjëhershme për një përgjigje operative, duke përfshirë blerjen e municioneve, furnizimin me armë të përparuara dhe furnizimin me mjete kritike luftarake".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Mojtaba Khamenei? S'e di a është gjallë, nëse po të dorëzohet! Telefonatë me Starmer: E rëndësishme të rihapet Hormuzi! 1000 anije presin për të kaluar Ngushticën










