Lufta me ISIS-in, SHBA çon 
trupat ushtarake në veri të Sirisë

Lufta me ISIS-in, SHBA çon <br />trupat ushtarake në veri të Sirisë
Marinsat amerikanë janë vendosur në veri të Sirisë për të ndihmuar në përpjekjet për të rimarrë qytetin e Rakas nga militantët islamikë.

“Washington Post” që njoftoi e para për dislokimin e trupave, thotë se ardhja artilerisë përbën një përshkallëzim të rëndësishëm në përdorimin e forcave të SHBA-së në Siri. Nuk ka pasur asnjë njoftim, por zyrtarët ushtarakë kanë konfirmuar vendosjen e trupave edhe për agjencive të tjera të lajmeve. Tashmë në zonë ndodhet një njësi amerikane artilerie.

Marinsat janë dërguar gjithashtu në qytetin e Manbij, që ndodhet rreth 138 kilometra në veriperëndim të Raqqas, kryeqyteti i vetë deklaruar nga grupi i Shtetit Islamik si kalifatit i tyre i supozuar. Mendohet se në Raqqa ndodhen rreth 4000 luftëtarë të IS-isit.

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara e ka përshkruar misionin në Manbij me qëllimin për të "siguruar dhe të ndalur" palët në vend të përfshihen në sulme ndaj njëri-tjetrit.

Deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar me qëllim trupat tokësore në Siri në rreth 500 forca të operacioneve speciale, në mbështetje të forcave sirianë demokratike, një aleancë mes forcave arabe dhe kurde në luftë kundër IS-isit.

Ndërkohë, një grup aktivistësh sirianë thotë se të paktën 14 persona, përfshirë tetë fëmijë, janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në një fshat në veri të Sirisë nën kontrollin e Shtetit Islamik.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike