‘Lufta’ me pandeminë dhe variantin delta, Biden për të pavaksinuarit: Mos u vononi, po rrezikoni komunitetin dhe njerëzit tuaj të dashur

‘Lufta’ me pandeminë dhe variantin delta, Biden për të pavaksinuarit: Mos u vononi, po rrezikoni komunitetin dhe njerëzit tuaj të dashur

Presidenti i SHBA, Joe Biden

SHBA- Megjithëse nuk e mbajti dot premtimin për vaksinimin e 70% të amerikanëve deri më 4 korrik, presidenti i SHBA, Joe Biden ka dyfishuar përpjekjet e tij për vazhdimin dhe intensifikimin e fushatës.

Biden u shpreh se lufta me COVID-19 ende nuk ka mbaruar dhe se kush nuk merr dozat e njërës prej vaksinave anti-COVID po vë në rrezik komunitetin. Ai shtoi se rreziku i pandemisë është shtuar edhe për shkak të variantit delta.

“Lufta jonë me COVID-19 nuk ka mbaruar. Tani teksa unë po ju flas, miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur. Për shkak të kësaj komuniteti jonë është në rrezik, miqtë e tyre janë në rrezik, njerëzit e tyre janë në rrezik. Ky shqetësim është edhe më i madh për shkak të variantit delta.”, tha Biden.

Presidenti amerikan theksoi rëndësinë e vaksinës kundër variantit delta të COVID-19 dhe shtoi se fokusi i kësaj vere për administratën do të jetë pandemia.

“Ne do të vendosim më shumë theksin në komunitetin tonë, do të shtojmë pikat e vaksinimit pranë shtëpive tuaj.”, u shpreh Biden.

Megjithëse administrata e Biden po rrit përpjekjet për të “luftuar” pandeminë, po përballet me një sfidë të vështirë, pasi nga amerikanët e pavaksinuar 74% e tyre kanë thënë se nuk do te merrnin asnjëherë vaksinën anti-COVID.

Situata epidemiologjike në vend tashmë konsiderohet e stabilizuar, kjo për shkak të masave anti-COVID të ndërmarra për një kohë të gjatë dhe procesit të suksesshëm të vaksinimit.

SHBA megjithëse është e para në “listën e zezë” sa i përket pandemisë, tashmë ka stabilizuar situatën.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja