Granit Xhaka ka reaguar pas gjestit fyes që bëri drejt tifozëve në ndeshjen kundër Crystal Palace. Lojtari i Arsenalit në një letër për tifozët shpjegon arsyet që e çuan në vendimin për të hequr dhe hedhur fanellën në mënyrë demonstrative.
"Ajo që ndodhi gjatë zëvendësimit më ka prekur shumë. Unë e dua këtë klub dhe jap gjithmonë 100% në fushë. Fakti që nuk jam kuptuar nga tifozë dhe fyerjet e vazhdueshme gjatë ndeshjeve dhe në rrjetet sociale që më janë bërë javët e fundit më kanë lënduar shumë.
Njerëzit kanë shkruar gjëra si 'Do të thyejmë këmbët', 'Do të vrasim gruan' dhe 'Uroj që vajza jote të ketë kancer'. Këto mesazhe më kanë shtyrë të reagoja siç bëra të dielën.
"E lashë veten të ndikohesha nga kjo dhe reagova në një mënyrë ofenduese për ata tifozë që mbështesin skuadrën tonë dhe mua me energjinë e tyre pozitive. Nuk ishte ky qëllimi ime më vjen keq nëse është kjo ajo që kanë menduar njerëzit.
Urimi im është që të kthehemi të kemi një respekt reciprok, duke kujtuar arsyen që na ka bërë të biem në dashuri me këtë lojë. Le të lëvizim përpara bashkë dhe në mënyrë pozitive" mbyllet letra e Xhakës.