Lufta me zjarret, Greqia dhe Turqia synojnë të vënë nën kontroll flakët! Vatra të reja në Bosnje dhe Itali

Për të tetën ditë radhazi autoritetet në Greqi po luftojnë për vënien nën kontroll të zjarreve që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Nga retë e mëdha të tymit, askush nuk mund të dallojë në tym se cila është lëvizja e zjarrit.  Frontet e vogla ose më të mëdha që në agim nuk dukej se kërcënonin vendbanimet, tani janë bërë një kërcënim tjetër.

Në disa zona banorët kanë krijuar fronte për të mbrojtur banesat e tyre. Zjarri preku edhe fshatrat Avgaria dhe Kamaria ku u formua një zinxhir nga banorët dhe zjarrfikësit për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Aktualisht zjarret janë të vazhdueshëm, vatrat më kryesore janë në Gouves, Galatsades, Psaropouli dhe Kastri, ndërsa flakët vijojnë të jenë pranë vendbanimeve në Kamtriades, Kamaria si edhe Galatsades. Ndërkohë që në disa rajone ka pasur ri ndezje të vatrave të zjarrit. Që nga fillimi i zjarreve javën e kaluar kanë humbur jetën të paktën 3 persona, mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, mijëra hektarë tokë dhe shtëpi janë shkrumbuar nga flakët e tmerrshme.

Në anën tjetër, prej 13 ditësh rresht Turqia lufton me zjarret. Edhe pse shumica janë vënë nën kontroll nga autoritetet, dy mbeten ende aktive në provincën e Mugla në Turqinë jugperëndimore. Të paktën tetë persona dhe kafshë të panumërta kanë humbur jetën.

Në Itali, qindra njerëz u evakuuan nga shtëpitë, hotelet dhe kampet pasi një zjarr kërcënoi vendpushimin Adriatik të Cabomarino dhe për shkak të zjarrit, shërbimet e trenit në linjën Pescara-Foggia u ndërprenë. Ndërkohë që policia italiane ka arrestuar një fermer për zjarrvënie të qëllimshme pasi ky I fundit u kap nga kamera teksa I vinte flakën vendit. Zjarret po ndizen gjithashtu në Bosnjë dhe veçanërisht në një zonë pranë kufirit me Kroacinë. Beteja është e vështirë për zjarrfikësit për shkak të erërave të forta dhe terrenit të paarritshëm.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja