Një sulm me raketa balistike iraniane në një bazë ajrore kuvajtiane dy netë më parë shkaktoi lëndime të lehta për disa amerikanë dhe dëmtoi rëndë dy dronë amerikanë MQ-9 Reaper, raporton Iran International, duke cituar Bloomberg.
Burimi i Bloomberg tha se mbrojtja ajrore kuvajtiane interceptoi raketën Fateh-110, por mbeturinat që ranë goditën bazën ajrore Ali Al Salem. Rreth pesë persona, përfshirë kontraktorë dhe personel ushtarak aktiv, pësuan lëndime të lehta. Një MQ-9 Reaper u shkatërrua dhe të paktën një tjetër u dëmtua rëndë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump mblodhi dje në Dhomën e Situatave ekipin e tij të sigurisë për të marrë një vendim përfundimtar lidhur me luftën kundër Iranit. Mbledhja ka mbaruar, por Trump ende nuk ka shpallur vendimin e tij zyrtarisht.
Ndërkohë Izraeli vijon sulmet ajrore drejt Libanit Jugor ku 11 persona kanë mbetur të vdekur e 8 të tjerë të plagosur. Ushtria izraelite ka lëshuar një tjetër urdhër evakuimi për banorët e 7 fshatrave në Libanin Jugor.
"Në dritën e shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga organizata terroriste Hezbollah, Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë të detyruara të veprojnë me vendosmëri", tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit në gjuhën arabe.
Lajmi në përditësim...

Ndërsa ende nuk ka një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin dhe për rihapjen e ngushticës së Hormuzit, SHBA po ndihmon anijet me naftë të kalojnë ngushticën pa u perceptuar nga forcat iraniane.
Wall Street Journal raporton se anije me karburant, kryesisht të mëdha, fikin sistemet e tyre të gjurmimit dhe lundrojnë gjatë natës duke fikur dritat dhe transmetuesit e sistemit automatiK të identifikimit, të cilat i ndihmojnë ato të gjurmojnë njëra-tjetrën dhe të shmangin përplasjet.
Ndërprerja e komunikimit i bën anijet më të vështira për t'u zbuluar elektronikisht dhe më pak të ndjeshme ndaj sulmeve iraniane.
Disa pronarë anijesh i thanë gazetës se mbetën në kontakt me zyrtarët ushtarakë amerikanë gjatë tranzitit nëpër ngushticë.
Sipas raportit, forcat amerikane përdorin radarë, dronë dhe mjete të tjera për të monitoruar trafikun dhe për të këshilluar anijet se kur duhet të ndalojnë transmetimet dhe si t'u përgjigjen kërcënimeve iraniane.
Komente








