Lufta mes drejtuesve, nxënësit në dy kampe

Duket se e gjitha çfarë ka dalë në dritë në shkollën e fëmijëve të verbër "Ramazan Kabashi" në Tiranë, është për shkak të një lufte që po zhvillohet mes drejtorit dhe nëndrejtoreshës së kësaj shkolle. Raporti i "Avokatit të popullit", konstaton madje se edhe nxënësit janë ndarë në dy grupe. Ata që kanë deklaruar dhunën përkrahen nga nëndrejtoresha, ndërsa grupi tjetër që i kundërvihet grupit të parë dhe mohon dhunën dhe i fajësojnë të parët për sjellje problematike që prishin atmosferën e mësimdhënies e të jetës në konvikt përkrahen nga drejtori. Raporti citon se madje njëra nga nxënëset e grupit të dytë kërkoi dhe mbështetjen e ekspertes psikologe në kërkesën e saj për përjashtim të njërit prej nxënësve iniciatorë të videos së paraqitur në media, duke kërcënuar se, nëse nuk merreshin masa ajo dhe shoqet e dhomës do të largoheshin nga shkolla.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë