Lufta/ Mes raketave e pritave sulmi i Kievit në Kursk nuk ndalet, Moska ka frikë për termocentralin bërthamor

Lufta/ Mes raketave e pritave sulmi i Kievit në Kursk nuk ndalet, Moska ka frikë për termocentralin bërthamor

Trupat e Moskës po vendosen në rajonin e Kurskut në përpjekje për të ngadalësuar ofensivën që ka depërtuar në zemër të territorit rus prej pesë ditësh.

Megjithatë dislokimi ndodh në një zonë të madhe gri, ku Kievi tashmë kishte vendosur pritat vdekjeprurëse. Një kolonë prej pesëmbëdhjetë kamionësh me ushtarë u shkatërrua brenda pak minutash ndërsa udhëtonte natën pranë Rylsk. Videot tregojnë automjete të djegura dhe grumbuj kufomash, aq sa supozohet për të paktën dyqind të vdekur dhe të plagosur. Kjo ishte një nga pritat më të përgjakshme të gjithë konfliktit.

Blogerët rusë pretendojnë se është vepër e raketave amerikane Himars, por për momentin Uashingtoni nuk lejon përdorimin e armëve të tij me rreze të gjatë përtej kufirit.

Shqetësimi më i madh ka të bëjë me termocentralin bërthamor të Kurskut. Pasditen e djeshme ka pasur një shpërthim  dhe pak më pas është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë zonën. Guvernatori Alexei Smirnov tha se ndërprerja "u shkaktua nga mbetjet e një droni armik të rrëzuar i cili shkaktoi zjarr në kabllo".

Ukrainasit kanë avancuar me tanke të afta për të qëlluar në dyzet kilometra. Frika është se mund të qëllojnë termocentralin.

Për të ndaluar përforcimet që vazhdojnë të kalojnë kufirin, forcat ajrore ruse kanë nisur të bombardojnë distriktin ukrainas të Sumy, ku ndodhen bazat e sulmit. Autoritetet kanë urdhëruar transferimin e njëzet mijë banorëve. Nuk përjashtohet mundësia që Kremlini të ndëmarrë një hakmarrje në atë zonë në ditët e ardhshme, duke hapur një tjetër front lufte. Për momentin, megjithatë, gjeneralët e Putinit po luftojnë për të ndaluar përparimin e armiqve.

Harta ku po ndodhin betejat është konfuze. Rusët po përqendrojnë reagimin e tyre në tre vendet që shënojnë drejtimet kryesore të ofensivës.

Në jug, ata manovrojnë në Suzda, për të liruar dy batalione rekrutësh dhe milicinë Rosvgardia e rrethuar në portat e qytetit: përleshjet më intensive ndodhin në Plekhovo. Aty së bashku me veteranët wagner hynë në aksion edhe komandot çeçene të grupit Aida. Një nga oficerët e tyre deklaroi se "operacioni kërkon kohë".

Në qendër, beteja më intensive është regjistruar në Malaya Lokhna, pranë autostradës për në kryeqytet. Në veri, megjithatë, ka një luftë për kontrollin e Korenovës: katër tanke ukrainase u përpoqën të depërtojnë në periferi, por thuhet se u zmbrapsën.

Humbjet duket se janë të mëdha në të dyja ushtritë. Mjete të shumta të blinduara ukrainase janë shkatërruar ose braktisur për shkak të problemeve teknike. Komanda fokusohet mbi të gjitha te shpejtësia dhe dëshiron të shkojë sa më thellë. Në të njëjtën kohë, qindra këmbësorë nga Moska u kapën.

Që nga e mërkura, Mosk ka thirrur në ndihmë njësitë nga fronti i Kharkiv, më i afërti dhe më pak strategjiku, të cilave po u bashkohen brigada të vendosura në kryeqytet ose në Shën Petersburg.

 Ndërkohë edhe në Donbass situata mbetet kritike për mbrojtjen e Ukrainës. Një tjetër fshat ra dje dhe rusët tani janë pesëmbëdhjetë kilometra larg Pokrovsk, duke e bërë gjithnjë e më të komplikuar mbrojtjen e autostradës që furnizon vijën e frontit në Donetsk.

Ka dhjetëra sulme çdo ditë, të mbështetur edhe me tanke, aeroplanë dhe raketa. Dje u shkatërrua një supermarket në Kostiantynivka, në pjesën e pasme, duke vrarë katërmbëdhjetë civilë dhe duke plagosur 40.

Kievi nuk mund të dërgojë ndihma ushtarake: Komandanti Syrsky ka angazhuar të gjitha rezervat për ofensivën në Rusi. Dy valë dronësh goditën aeroportin e Lipetsk, katërqind kilometra larg kufirit, dhe hodhën në erë depot e bombave të përdorura nga bombarduesit luftarakë.

Me përparimin në Kursk, qeveria Zelensky jo vetëm që dëshiron të lehtësojë presionin mbi Donbass: ajo po synon gjithashtu një rezultat politik, të lidhur me skenarët e negociatave. Myhailo Podolyak, një nga këshilltarët e presidentit, e bëri të qartë këtë dje: «Rusia ka filluar të kuptojë se lufta po vjen ngadalë në territorin e saj. Kur do të jetë e mundur të zhvillohet një negociatë që na lejon të marrim diçka prej tyre? Vetëm kur konflikti nuk do të ecë sipas planeve të tyre"

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 10/08/2024 10:41

    Rusia eshte cope cope,me ndihme me te madhe nga perendimi ne paisje ushtarake,i shkojnë deri ne Moskë.Rusia thote,kush me sulmon ne territorin tim,do ta shkatarroj,kush hedh raketa perendimore ne territorin tim,ai vend do hy ne lufte me mua ,por me sa duket Rusia nuk ka force fare te perballet,vetem propagande per qytetaret e saj bën,perendimi nuk i ha keto.

    Përgjigju
    • o ben: 10/08/2024 13:16

      mos pi shune coca cola se po nxjerr shume 'gas' nga goja...hahaaa, po e shohim edhe perendimin se ku po perfundon.....Turperisht Po PERENNON,(jetoj35 vjet ne perendim). Ishallah te mbaroj lufta se Ukraina ka mbaruar me kohe...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë