Putin përdor për herë të parë fjalën ‘luftë’ për pushtimin rus në Ukrainë! Bombardime të tjera në Donetsk, vdesin 4 persona

Putin përdor për herë të parë fjalën ‘luftë’ për pushtimin rus në Ukrainë! Bombardime të tjera në Donetsk, vdesin 4 persona

Bombardime gjatë luftës në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir putin ka përdorur për herë të parë fjalën ‘luftë’ për sulmin e nisur në Ukrainë që prej shkurtit të këtij viti. Denoncimi u bë nga një prej politikanëve rusë, i cili kërkoi dënimin e Putinit njësoj si mijëra persona të tjerë të cilët janë dënuar për përdorimin e kësaj fjale.

Ndërkohë nga sulmet e djeshme të rusëve në rajonin e Donetskut, mësohet se kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur shtatë të tjerë.

Pas miratimit të ndihmës prej 45 miliardë dollarësh që amerikanët caktuan për Ukrainën, ka ardhur edhe reagimi i rusëve, të cilët kanë deklaruar se me konfliktin në Ukrainë, SHBA po siguronte super fitime.

“Konflikti në Ukrainë po i sjell super fitime industrisë së mbrojtjes amerikane”. Kështu tha për mediat e huaja, Alexander Darchiev, zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse.

Ai shtoi se industria amerikane e mbrojtjes po korr super fitime nga konflikti ukrainas, ndërsa establishmenti politik i SHBA, megjithë luftën e ashpër të brendshme, është i bashkuar në mendimin se 'lufta ndaj ukrainasit të fundit' është një investim fitimprurës për sigurinë amerikane".

Ndërsa sa i takon marrjes së raketave ‘Patriot’ nga Ukraina, të njoftuara gjatë vizitës së Presidentit Volodymyr Zelensky në Uashington, Rusia tha se kjo gjë nuk do të ndihmonte në zgjidhjen e konfliktit dhe se nuk do të pengonte Moskën të arrijë qëllimet e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:08
Ukraina i kërkon ndihmë Serbisë: Na jepni ç’të mundni

 

Kievi i ka kërkuar ndihmë zyrtarisht Serbisë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet, duke i kujtuar se e ka ndihmuar në të shkuarën vendin ballkanik. Me anë të një kërkese zyrtare nga ambasada e Ukrainës në Beograd, Kievi ka kërkuar që serbët të japin çfarëdo ndihme që munden, sepse bombardimet e forta ruse kanë vështirësuar jetën e shumë qytetarëve.

Bombardimet e papushimta ruse mbi qytetet ukrainase kanë shkatërruar tubacionet e ujit të pijshëm, sistemin energjetik, tubacione gazi dhe infrastrukturë tjetër të rëndësishme. Me temperatura që shkojnë nën zero gradë, jetesa bëhet përditë e më e vështirë për ukrainasit që ndodhen në luftë me rusët.

Serbia është nga vendet e vetme në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, madje ka mbajtur marrëdhënie miqësore dhe presidenti Vuçiç ka zhvilluar takime të shpeshta më herët me homologun Putin. “Miliona banorë po përballen me kërcënimin e një ndërprerjeje të plotë të energjisë elektrike, e cila mund të çojë në një fatkeqësi humanitare të përmasave të pashembullta në dimër”, tha ambasada ukrainase në Beograd në një deklaratë.

“U bëjmë thirrje publike autoriteteve, shoqërisë civile, sipërmarrësve dhe qytetarëve serbë të mos qëndrojnë mënjanë. Çdo gjenerator, transformator dhe pajisje të tensionit të lartë janë të rëndësishme sot për ne. Na duhen tani, pikërisht sot”, ishte kërkesa e popullit të ukrainës për qytetarët dhe qeverinë serbe.

Ora 19:24
Zelensky: Do të hapim ambasada të reja në 10 vende afrikane dhe do forcojmë lidhjet tregtare

1671696886_dsdsfd.jpg

Presidenti Zelenskyy nuk i ndal planifikimet për të krijuar burime të ardhurash për popullin e tij dhe për t’u siguruar që Ukraina të ketë progres, edhe pse në luftë.

Kësaj here, ai deklaroi  se do forcojë lidhjet tregtare me Afrikën dhe do hapi 10 ambasada të reja. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë presidenti në një konferencë të ambasadorëve ukrainas.

Ora 19:03
Kiev/ Anija me raketa 'Kalibr' hyn në detin e Zi, dy të tjera në detin Azov

Një anije ruse me raketa "Kalibr" ka hyrë sot në Detin e Zi. Këtë e ka bërë të ditur shërbimi për shtyp i Forcave Detare të Ushtrisë së Ukrainës. Hera e fundit që një anije me raketa lundrimi të këtij lloji u pa në Detin e Zi ishte më 16 dhjetor, përpara një sulmi masiv në Ukrainë. Nuk dihet nëse edhe anija e sotme mund të jetë planifikuar për një sulm tjetër.

“Ka 9 anije armike në shërbim luftarak në Detin e Zi, njëra prej tyre është transporton raketat Kalibr. Gjithsej janë 20 raketa të tipit Kalibr në gatishmëri”, shkruan komanda operacionale ukrainase.

Më tej, dy anije luftarake ndodhen në Detin Azov, por nuk raportohet se janë të pajisura me raketa Kalibr.

Ora 17:57
Estonia do të dërgojë një paketë të re ushtarake në Ukrainë, ministri i Mbrojtjes: Përmban veshje personale

Estonia ka dalë sërish  në mbështetje të Ukrainës. Qeveria e Estonisë ka vendosur t’i sigurojë një paketë shtesë ndihme ushtarake. Paketa e re do të përfshijë uniforma fushore dimërore, pajisje mbrojtëse personale dhe dronë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur

"Paketa ka të bëjë kryesisht me pajisjet personale, sepse kjo është ajo që ukrainasit kërkuan në mënyrë specifike nga ne”, tha Pevkur.

Ai shtoi se Estonia tashmë e ka furnizuar Ukrainën me armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake me vlerë më shumë se 1 miliard euro që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë.

Ora 17:00
Sulm në Kherson, 2 të vdekur, shemben ndërtesa dhe dëmtohet infrastruktura

Dy civil vdiqën si pasojë e bombardimeve ruse në Kherson.Sulmet ruse vazhdojnë ende në rajonin e Khersonit dhe kanë sjellë sërish pasoja.

 Bombardime të reja ka sjellë shtimin e numrit të vdekjeve të civilëve.

Kjo u raportua nga Zyra e Prokurorit Rajonal Kherson përmes Telegramit.

 “Në mëngjesin e 23 dhjetorit, dy banorë lokalë të qytetit të Khersonit u vranë si pasojë e një bombardimi tjetër nga personeli ushtarak rus. Janë dëmtuar ndërtesat e banimit dhe infrastruktura

Ora 16:51
Shpërthim me bombë në Melitopol, në makinën ku ndodheshin 2 agjentë të shërbimit sekret rus, njëri plagoset rëndë, tjetri humb gjymtyrët

Dy persona, të cilët raportohet të jenë agjentë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB-së) mbetën të plagosur rëndë pas një atentati me bombë në makinën në të cilën ndodheshin. Ngjarja ka ndodhur në Melitopolin e Ukrainës, të cilin rusët e kanë pushtuar. Raportohet se një makinë tip “Renault Duster” u copëtua nga shpërthimi pranë parkut Gorky të qytetit. 

“Teksa raportohet se ishin dy oficerë të shërbimit të sigurisë (në makinë)”, raporton kanali në telegram i WarGonzo.

“Një është i plagosur rëndë, ai ndodhet në spital. Tjetri humbi gjymtyrët.”

Në rrjetet sociale janë shpërndarë dhe videot që tregonin pamjet nga vendi ku ndodhi shpërthimi.

Vladimir Rogov, kryetar i lëvizjes "Ne jemi së bashku me Rusinë" dhe një zyrtar pro-Moskës në rajonin e pushtuar Zaporizhzhia, tha:

"Sipas informacionit paraprak, në orën 12:13 në qendër të qytetit në hyrje të Gorky Park, një makinë Renault Duster u hodh në erë.”

Kjo ngjarje vjen pasi zyrtari rus Andriy Shtepa, 56 vjeç, u vra në një shpërthim në makinë  në rajonin e pushtuar Kherson një ditë më parë. Kievi akuzoi ukrainasin  me nofkën Bluetooth  se "ndihmonte ushtarët rusë të abuzonin me banorët vendas".

Ora 15:53
Lufta në Ukrainë, ambasadori rus në Uashington: Rreziku i një përplasjeje mes SHBA dhe Rusisë është i lartë

Rreziku i një përplasjeje mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është i lartë, kjo për shkak të mbështetjes që SHBA po i jep Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara po bëjnë një luftë prokure kundër Rusisë në territorin e Ukrainës, rreziku i një konfrontimi midis dy shteteve është i lartë,"

Ai është shprehur se situata midis Rusisë dhe SHBA është nën tension, por SHBA pret të ketë një frymë dialogu me Rusinë, por nuk përcakton kur kur mund të rifillojnë bisedimet.

“Është e vështirë të thuhet se kur mund të rifillonin bisedimet për dialogun strategjik mes dy palëve, por deri më tani bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve kanë qenë “efektive”. Dhe këto po, do të vazhdojnë”, tha ai

Ora 15:39
Britania nis trajnimet e ushtarëve ukrainas për vitin 2023, ministri i Mbrotjes: Planifikojmë të trajnojmë dyfishin e numrit të mëparshëm

Britania planifikon të dyfishojë numrin e ushtarëve të trajnuar ukrainas në vitin 2023. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace në një fjalim në Parlament.

"Forcat tona të armatosura po bëjnë gjithçka që është e mundur për të zhvilluar aftësitë luftarake të burrave dhe grave ukrainase. Ne trajnuam pothuajse 10,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar në 2022. Së bashku me forcat tona të armatosura dhe aleatët tanë, ne synojmë të dyfishojmë numrin në 2023. Dëshiroj të shpreh zyrtarisht mirënjohjen time për Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Suedinë, Norvegjinë, Zelandën e Re, Lituaninë, Holandën dhe Australinë për ndihmën e tyre në stërvitjen e ukrainasve”- tha Ben Wallance, ministri britanik i mbrojtjes.

Ora 11:11
Blinken: Zelensky ka hartuar një plan për paqe me Rusinë

Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken tha se ai kishte diskutuar një propozim paqeje në Ukrainë me partnerët e G7, të cilin ai e quajti "një fillim i mirë". I pyetur në një konferencë shtypi nëse Shtëpia e Bardhë kishte rishikuar propozimin e paqes ukrainase të propozuar gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington, Blinken tha se ishte një nga çështjet që ai diskutoi së fundmi me anëtarët e G7.

"Nuk dua t'i jap afate asgjëje, por mund t'ju them se po studiojmë atë që ka propozuar presidenti ukrainas. Unë sapo fola në telefon me partnerët tanë të G7" tha Sekretari i Shtetit, duke shtuar se "Unë mendoj se vendet në të gjithë botën po shohin, edhe një herë, se ukrainasit duan paqe. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se presidenti Zelensky dhe populli ukrainas. Janë ata që vuajnë nga agresioni. Por duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Ora 10:11
Vijojnë sulmet ruse në Donetsk, vdesin 4 persona dhe plagosen 7 të tjerë

1671388416_dsadas.JPG

Katër persona humbën jetën dhe 7 u plagosën në sulmet e djeshme ruse në rajonin e Donetskut. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Byrosë së Ukrainës, Kyrylo Timoshenko, përmes Telegramit. Një i vdekur dhe 3 të plagosur u regjistruan në rajonin Kherson. Dy të plagosur në Zaporizhzhia dhe 6 në rajonin e Kharkiv.

Ora 10:05
Politikani rus denoncon Putin-in: Përdori fjalën 'luftë' për operacionin në Ukrainë, të dënohet ashtu si të tjerët

1671480516_rmhesrjewrh.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin është denoncuar nga një këshilltar i qytetit të Shën Petersburgut për përdorimin e fjalës 'luftë' kur i referohet operacionit në Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve UNIAN. Politikani rus, Nikita Yuferev, i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm Krasnov dhe Ministrit të Brendshëm Kolokoltsev të monitorojnë fjalimin e Putinit në konferencën për shtyp. Yuferev beson se fjalët e Putinit mund të "mbahen ligjërisht përgjegjëse për përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me veprimet e ushtrisë ruse". "Disa mijëra njerëz tashmë janë dënuar për fjalë të tilla për luftën," tha Yuferev.

Ora 10:04
Lufta/ Mediat e huaja: Zelensky gati të prezantojë planin e paqes në përvjetorin e pushtimit rus

 

Rreth datës 24 shkurt 2023, ekipi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky synon të paraqesë një plan paqeje. Kështu shkruan Wall Street Journal , sipas së cilës diplomatët evropianë dhe ukrainas aktualisht po e mbushin planin e paqes me përmbajtje konkrete që do të propozonin në përvjetorin e parë të pushtimit rus.

Në të njëjtën kohë, shkruan botimi, përfaqësuesit zyrtarë të SHBA-së, Ukrainës dhe NATO-s pohuan se Ukraina në çdo negociatë, në të cilën ndoshta do të kërkojë lëshime të rëndësishme nga Moska, do të sjellë situatën e luftës në vend dhe për këtë arsye Kievi dëshiron të përgatituni për negociatat e mundshme të paqes, pasi të keni arritur fitore ushtarake.

Ora 08:02
Putin: Marrja e raketave ‘Patriot’ nga SHBA nuk do e ndihmojë Ukrainën për të zgjidhur konfliktin

 

Rusia tha se marrja e raketave Patriot nga Shtetet e Bashkuara nga Ukraina, të njoftuara gjatë vizitës së Presidentit Volodymyr Zelenskiy në Uashington, nuk do të ndihmonte në zgjidhjen e konfliktit ose nuk do të pengonte Moskën të arrijë qëllimet e saj.

Megjithëse sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot konsiderohet gjerësisht si i avancuar, Presidenti Vladimir Putin e hodhi poshtë atë si "mjaft të vjetër", duke u thënë gazetarëve se Moska do të gjente një mënyrë për ta kundërshtuar atë. Në të njëjtën kohë, ai tha se Rusia dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe se kjo do të përfshinte në mënyrë të pashmangshme një zgjidhje diplomatike.

B.V/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 23/12/2022 22:23

    Sa interesante edhe intriguese kerkesa e Kievit per ndihmen e Serbise. Ukraina megjith peshen e rende qe mban nga lufta e padrejtè e Putinit rus,do te kontribuoje edhe per ruajtjen e paqes ne Ballkan.

    Përgjigju
  • beni: 23/12/2022 19:58

    MJAFT o putin se po vret vellezerit e tu,,,ukrainasit jane njesoj me ruset,,,c'fare ben keshtu,,,a do kesh fytyre te shkosh ne perendim ,,pas gjithe kesaj lufte.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen