Lufta/ Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nëse armëpushimi nuk zbatohet, ne do të shkojmë më thellë në Liban

Lufta/ Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nëse armëpushimi nuk zbatohet, ne do të shkojmë më thellë në Liban

Liban

Ushtria izraelite "nuk do të bëjë dallim" midis milicëve të Hezbollahut dhe ushtrisë libaneze në rast se marrëveshja e armëpushimit nuk zbatohet.

Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes izraelite, Israel Katz në Channel 12, duke pretenduar se “ushtria libaneze ka përgjegjësinë për të zbatuar marrëveshjen e armëpushimit”.

"Nëse armëpushimi nuk zbatohet, Libani nuk do të ketë më përjashtime. Ne do ta zbatojmë marrëveshjen me përgjigje maksimale dhe zero tolerancë. Nëse deri më tani kemi bërë dallime mes Libanit dhe Hezbollahut, kjo nuk do të jetë më kështu", tha Katz.

Më tej Katz theksoi se realiteti do të jetë shumë i qartë.

“Nëse kthehemi në luftë, do të veprojmë me forcë, do të shkojmë më thellë në Liban," paralajmëroi ai.

lajm ne perditesim...

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin