Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje sërish qytetarëve shqiptarë të shmangin udhëtimet drejt Lindjes së Mesme, për shkak të situatës së tensionuar në këtë rajon.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria thekson se e zhvillimet e fundit në rajon, mes tensioneve që përfshijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranin, e bëjnë situatën të paqëndrueshme dhe potencialisht të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme, deri në një njoftim të dytë.
Situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Komente







