
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka komentuar sot njoftimin e SHBA se synon të mbështesë idenë e krijimit të një gjykate speciale për të ndjekur penalisht Rusinë për "krime lufte".
"Ata kanë luajtur me këtë tsatskaya për një kohë të gjatë," tha Ryabkov, duke përdorur një fjalë ruse që do të thotë "lodër" ose "xhingël". "Lërini të argëtohen," shtoi Ryabkov.
Ndërkohë, nga ana tjetër sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev tha se të gjitha objektivat e deklaruara të operacionit të posaçëm ushtarak do të arrihen "megjithë rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën nga Perëndimi".
“Ne do të përfundojmë çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës dhe do të sigurojmë integritetin territorial të Rusisë dhe sigurinë e popullsisë sonë," tha Patrushev, siç raporton Tass .
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Shpërthim pranë një baze ajrore ruse në Krime! Zelensky bisedë telefonike me Melonin: Faleminderit Italisë për mbështetjen e dhënë











