Dy ura në kryeqytetin ukrainas janë goditur nga një sulm me raketa balistike ruse. Raketat goditën urat veriore dhe jugore të Kievit që kalojnë lumin Dnieper, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, duke shtuar se furnizimi me ujë dhe energji elektrike ishte ndërprerë.
Ndërkohë, Ukraina goditi urën historike të Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë duke vrarë dy persona, tha guvernatori i rajonit i vendosur nga Moska.
Po ashtu një zjarr shpërtheu gjatë natës në një objekt të madh nafte në rajonin rus të Bashkortostanit , që përkoi me një sulm të dyshuar me dron. Sipas Kyiv Independent , kompleksi Gazprom Neftekhim Salavat, një nga më të mëdhenjtë në vend, ishte në shënjestër.
Presidenti Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar më parë se Moska mund të nisë sulme të mëtejshme në vend, pasi zyrtarët ukrainas, amerikanë dhe evropianë zhvilluan bisedime të mëtejshme që synonin t'i jepnin fund konfliktit shumëvjeçar.
Këto bisedime online, në të cilat morën pjesë i dërguari i SHBA-së Jared Kushner dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së Steve Witkoff, erdhën pasi Rusia tha se regjistroi sulmin më të madh ukrainas me dron që nga fillimi i luftës.
Ndërkohë zyrtarët ukrainas kanë akuzuar gjithsghtu Rusinë për shënjestrimin e operacioneve të shpëtimit, dy javë pas një sulmi vdekjeprurës ku humbën jetën të paktën 72 persona.
Ukraina thotë se Rusia kreu dy sulme radhazi në një qendër ndihme humanitare në fshatin Komyshuvakha më 2 nëntor - duke përfshirë përdorimin e asaj që tha se ishte një bombë ajrore 3,000 kg (6,600 lb) në një strehë ku banorët po qëndrionin për siguri. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (DSNS) tha se ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Bashkimi Evropian ka miratuar 140 sanksione të reja që synojnë rafineritë ruse, bankat, kompanitë e tregtisë elektronike dhe kompanitë në Gjirin dhe Azinë Lindore që mbështesin gjithashtu flotën në hije të Rusisë.
Në një konferencë për shtyp, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas tha se "këto masa përfshijnë listën më të gjerë të sanksioneve të miratuara deri më tani kundër atyre që janë përgjegjës për sulmet kibernetike dhe dezinformuese ruse kundër BE-së".
BE-ja ka sanksionuar Agjencinë e Dizajnit Social dhe 24 punonjës të saj: një firmë me seli në Moskë për marrëdhënie me publikun dhe teknologji politike që kryen projekte të manipulimit dhe ndërhyrjes së informacionit në shkallë të gjerë të financuara, drejtuar dhe mbikëqyrur nga administrata presidenciale ruse.
lajm ne perditesim...

Foto: Flamuri i BE-së
Bashkimi Evropian po rrit presionin ndaj Rusisë. Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare kanë miratuar 140 sanksione të reja që synojnë rafineritë ruse, bankat, kompanitë e tregtisë elektronike dhe kompanitë në Gjirin dhe Azinë Lindore që mbështesin gjithashtu flotën në hije të Rusisë. Në një konferencë për shtyp, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas tha se "këto masa përfshijnë listën më të gjerë të sanksioneve të miratuara deri më tani kundër atyre që janë përgjegjës për sulmet kibernetike dhe dezinformuese ruse kundër BE-së".
BE-ja ka sanksionuar Agjencinë e Dizajnit Social dhe 24 punonjës të saj: një firmë me seli në Moskë për marrëdhënie me publikun dhe teknologji politike që kryen projekte të manipulimit dhe ndërhyrjes së informacionit në shkallë të gjerë të financuara, drejtuar dhe mbikëqyrur nga administrata presidenciale ruse. Gjithashtu në shënjestër është NoName057, një grup hakerash pro-rus i formuar në mars 2022 pas pushtimit të Ukrainës, i cili merr përgjegjësinë për sulmet kibernetike kundër agjencive qeveritare, infrastrukturës kritike dhe kompanive private në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-së. Ata janë përgjegjës për publikimin e informacionit personal të Ministrit të Jashtëm dhe Zëvendëskryeministrit Antonio Tajani në rrjetin e errët, duke përfshirë kërcënime ndaj familjes së tij.
BE-ja ka vënë në shënjestër edhe sipërmarrësen më të pasur online të Rusisë, Tatyana Kim, themeluese e Wildberries. Paketa e 22-të e sanksioneve do të duhet të presë "për ditët e ardhshme", tha Kallas.






Komente
Komento