Lufta në Siri, Britania e Madhe
braktis aleatët në sulmet ajrore 

Lufta në Siri, Britania e Madhe<br />braktis aleatët në sulmet ajrore 
Britania e Madha është duke braktisur aleatët e saj në sulmet ajrore kundër gurpit terrorist të Shtetit Islamik në Siri. Ky fakt pohohet nga shefi i shtabit të mbrojtjes së ushtrisë btitanike Gjenerali Nikolas Hjugton.
 
Ai kritikoi qëndrimin e politik të vendit të tij, për kufizimin e sulmeve ajrore kundër shtetit Islamik në Siri dhe në Irakun fqinj. Hjugton tha për Sky Njuz, se vendimi nuk ka kuptim, pasi Shteti Islamik është ende mjaft i fortë në Siri.
 
Deputetët e Parlamentit Britanik, kanë kundërshtuar së fundmi veprimin ushtarak të Britanisë në Siri, i cili nisi në vitin 2013. Ndërkaq qeveria e Devjid Kameron, mbetet e angazhuar për veprime ushtarake në Siri, por nuk do të urdhërojë sulme ajorere deri sa Parlamenti Britanik të autorizojë ato.
 
Rreth 30 deputetë konservatorë, kanë votuar kundër ndërhyrjes në Siri, ndërsa ministrant britanikë nuk janë të bindur për të ndryshuar mendimin e tyre. Për të votuar pro ndërhyrjes është propozuar që të ftohen për të votuar pro, deputetët laburistë, por
Sekretari i Jashtëm Britanik Filip Hamond thotë se kjo nuk ka kuptim.

Ai i tha BBC-së se tashmë ata janë të një mendimi me Rusinë, për shumë gjëra dhe është e nevojshme shkatërrimi i ISIS. Gjithsesi Hamond thotë se ata nuk pajtohen me të ardhmen e Bashar Al Asad, për të cilin duhet gjetur një moment i tranzicionit.
 
Për Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, Majkëll Fallon për Britaninë se nuk është moralisht e Mbrojtshme t’iu kërkojë vendeve të tjera të trajtojnë çështjen e Shtetit Islamik në Siri.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social