Një tjetër shqiptar nga Shkupi është vrarë në Siri. Lajmi bëhet me dije nga mediat maqedonase. Tetova Sot shkruan se bëhet fjalë për 23 vjeçarin me inicialet E.A. nga Inxhikova e Shkupit.

I riu maqedonas shkoi në Siri vetëm tre muaj më parë, për të luftuar në krah të xhihadistëve të ISIS-it, të cilët kanë krijuar një shtet të tyre islamik dhe po kryejnë një masakër fetare në Lindjen e Mesme kundër besimtarëve jo myslimanë. 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar rastin se është në dijeni për vdekjen e të riut nga Shkupi me po këtë identitet. Deri më tani nga Maqedonia kanë humbur jetën 13 persona në vatrat e luftës fetare në Siri dhe Irak.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)