Lufta ndaj Covid-19/ Greqia ashpërson masat, shkollat ​​fillore, kopshtet dhe çerdhet të mbyllura deri më 30 nëntor

Lufta ndaj Covid-19/ Greqia ashpërson masat,  shkollat ​​fillore, kopshtet dhe çerdhet të mbyllura deri më 30 nëntor

Foto ilustruese

Në përpjekje për të vënë nën kontroll një valë të dytë të pandemisë, duke nisur nga e hëna shkollat në Greqi do të pezullojnë mësimin në person.

Ishte Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias, i cili dha fillimisht lajmin se deri më 30 nëntor, do të pezulloheshin shkollat fillore, kopshtet dhe çerdhet.

Deklaratën më pas e vijoi edhe Ministrja e Arsimit  e cila tha se: Nga e hëna dhe për dy javë, mësimi është i pezulluar. Shkollat ​​fillore, kopshtet, shkollat ​​e mesme dhe licetë do të qëndrojnë të mbyllura.

Mësimi online do të fillojë të Mërkurën, do të zgjasë 30 minuta dhe do të zhvillohet nga ora 2 në mesditë deri në 5 për shkollat ​​fillore dhe nga ora 2 në 4 për kopshtet. 

Duke nisur nga e Premtja në vend ka hyrë në fuqi izolimi. Ndwrkohw qw nw vend ka nisur të aplikohet sot testi i shpejtë për koronavirusin. Testet e para janë bërë në Larisa dhe Xanthi.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet