Lufta ndaj Covid-19/ Greqia në shterrethim për herë të dytë

Lufta ndaj Covid-19/ Greqia në shterrethim për herë të dytë

Greqia sërish në shtetrrethim, ka njoftuar kështu kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis  në përpjekje për të vënë nën kontrioll valën ere të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Kjo do të jetë edhe mbyllja e dytë e vendit brenda këtij viti dhe do të hyjë në fuqi të shtunën në mëngjes.

Me masat e reja parashikohet mbyllja e të gjitha dyqaneve me pakicë,  ndalimi i udhëtimeve midis rajoneve dhe do të vendoset një sistem i tillë që qytetarët të dërgojnë mesazhe tek një numër qeveritar për të kërkuar leje për të lëvizur.   Parashikohet mbyllja e shkollave të mesme ndërsa kopshtet dhe shkollat ​​fillore do të qëndrojnë të hapura.

Mitsotakis tha se rritja e rasteve të reja në pesë ditët e fundit e "detyroi" atë të marrë masa tani, në vend që të presë për të parë nëse do të funksiononin kufizimet e njoftuara kohët e fundit. Nëse qeveria priste dhe masat aktuale nuk do të funksiononin, presioni mbi spitalet do të ishte  "i papërballueshëm", shpjegoi ai.

Ai gjithashtu tha se qeveria do të mbështesë financiarisht qytetarët të cilët do të dëmtohen nga bllokimi i ri, duke vënë në dukje se detajet e planit do të paraqiten nga Ministri i Financave Christos Staikouras.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë të martën në orën 17:00

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë të martën në orën 17:00