Lufta ndaj Covid-19, Shqiptari thyen të gjithë rregullat anti-covid, shkon të shërohet në Itali

Lufta ndaj Covid-19, Shqiptari thyen të gjithë rregullat anti-covid, shkon të shërohet në Itali

Një 50 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka shkuar në Itali, për të luftuar COVID-19 në një spital në Milano, megjithatë ai ka vënë në rrezik të gjithë personat të cilët kanë udhëtuar më të dhe në të njëjtën kohë ka vënë një pikëpyetje të madhe në lidhje me sistemet e kontrollit në kufijtë italian.

 “Zoti N.S, nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, rreth 50-vjeç, është i shqetësuar. Prej disa ditësh ai ka simptomat klasike të infeksionit, ato që mjekët thonë se lidhen me Covid. “, shprehen mediat italiane.

Megjithatë ata vazhdojnë të jenë të habitur, sesi ai i ka kaluar të gjitha kontrollet e sigurisë, duke qenë i infektuar me COVID-19 dhe me simptoma të dukshme.

 ‘ E Premte 11 Dhjetor, ora 6. Një zotëri i përulur, i kërrusur nga gjendja e rëndë fizike, arrin me taksi nga Malpensa. Ai zbret përpara Departamentit të Urgjencës në San Raffaele”

Shqiptari kërkon të trajtohet nga mjeku Alberto Zangrillo, mjeku i cili ka marrë pjesë edhe në trajtimin e ish-kryeministrit Berlusconi, pas infektimit të këtij të fundit me COVID-19.

Spitali italian ku shqiptari trokiti, nuk e refuzon ndihmën për dikë që po vdes, kështu që i hap dyert.

Trajtimi vazhdoi në repartin përkatës dhe gjendja e tij u përmirësua dukshëm, pas kësaj shqiptari tregon eksperiencën e tij, udhëtimin në një fluturim normal, mungesën e paralajmërimit të autoriteteve, mungesën e tamponit.

Menjëherë pas kësaj informohet policia në Malpensa. Pasagjerët që udhëtuan me të, ata që e takuan atë në dalje të aeroportit dhe kontrollorët, shoferi i taksisë që kaloi një orë atje janë në kërkim. Të gjithë shprehen se kjo ishte një katastrofë.

Një katastrofë e vërtetë. Por mjekët i japin ndihmë kujtdo që e meriton. Edhe pse ndjenja e drejtësisë do ti shtynte ata ta rikthejne atë në Shqipëri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • saliu: 14/12/2020 17:14

    analisti Neritan Sejamini. skandal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha