Lufta ndaj drogës, Krimet e Rënda: U 
dyfishuan procedimet, 62 dosje më shumë
PDF/Proçedimet për 6-mujorin e parë

Lufta ndaj drogës, Krimet e Rënda: U <br />dyfishuan procedimet, 62 dosje më shumë<br />PDF/Proçedimet për 6-mujorin e parë
TIRANË - Në mënyrë krahasuese ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli sot me shifra konkrete për rezultatet e punës në terren për luftën ndaj kanabisit. Raporti mbi të cilin Ministria e Brendshme hartoi analizën e saj u publikua në mënyrë ekskluzive nga Shqiptarja.com vetëm pak ditë më parë, ku konfirmohej ulja me 8 herë e kultivimit të kanabis sativës në Shqipëri, krahasuar  me vitin 2013.
 
Por, goditjet e parcelave me drogë të shtrira pothuajse në 12 qarqe të Shqipërisë janë shoqëruar dhe me rritjen propocionale të procedimeve penale krahasuar në vitet 2013-2014.

Më 1 shtator Prokuroria e Përgjithshme bëri publike statistika e procedimeve penale ku referuar kultivimit të bimëve narkotike dosjet penale janë rritur në 100 % krahasuar me 6 mujorin e parë të 2014-ës.

Po ashtu sipas prokurorisë rritje ka njohur dhe numri i personave të proceduar apo organizatave kriminale të dërguara në gjykatë ku në total ato janë dyfishuar me 6 mujorin e 2014-ës.

Këto të dhëna pasqyrohen dhe në portalin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ku rezulton se përgjatë periudhës 1 janar 16 shtator 2013, dosjet të cilat janë gjykuar në total për veprën penale trafikim narkotikësh janë 47, në 2014-ën ato arrijnë në 57 dhe 109 procese për vitin 2015 me një rritje progresive në 2 fish.

Një peshë të madhe të këtyre procedimeve të rritura pranë Gjykatës së Krimeve të rënda e zënë dhe personat e arrestuar në operacionin Lazarati 2014-2015 si dhe operacionet në zonën e Malësisë së madhe e Dukagjinit.

Sipas prokurorisë në këtë dyfishim të procedimeve penale nuk janë përfshirë dhe hetimet e përbashkëta me partnerët europian përfshi palët italiane e greke, ku janë finalizuar mbi 80 operacione të përbashkëta me mbi 200 të arrestuar të cilët përballen me drejtësinë e këtyre vendeve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes