Lufta ndaj informalitetit: 1000 lekë
gjobë qytetarëve që s’marrin kuponin
Qytetarët që nuk marrin nga shitësi kuponin tatimor për produktet që blejnë do të gjobiten me 1000 lekë nga kontollorët. Në këtë mënyrë lufta ndaj informalitetit nuk do të prekë vetëm bizneset, por edhe qytetarët që nuk zbatojnë rregullat.
Qytetarët që nuk marrin nga shitësi kuponin tatimor për produktet që blejnë do të gjobiten me 1000 lekë nga kontollorët. Në këtë mënyrë lufta ndaj informalitetit nuk do të prekë vetëm bizneset, por edhe qytetarët që nuk zbatojnë rregullat.
Udhëzimi i tatimeve thotë se blerësi ose përfituesi i shërbimit, duhet ta kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes apo të kryerjes së punimit ose shërbimit. Në të kundërt, në rast kontrolli nga tatimoret, n.q.s nuk ka kupon tatimor, dënohet me gjobë me 1 000 lekë.
Udhëzimi i ri që përcakton procedurat se si tatimorët e terrenit duhet të kontrollojnë biznesin, që hyri në fuqi një muaj më parë, tregon format se si ky kontroll duhet realizuar për vendndodhjen, regjistrimin, numrin e punonjësve të biznesit, si dhe përdorimin e kasës fiskale.
Masat e gjobat ndaj bizneseve1-Konstatimi që në herën e parë se mungon pajisja fiskale apo mospërdorim i saj ka një gjobë në masën e 50 mijë lekëve.
2-Konstatimi i të njëjtës shkelje për herë të dytë, vendos një masë më të rëndë, atë të konfiskimit të të gjithë sasisë së mallit.
3-Ndërsa, udhëzimi saktëson se vazhdimi i kësaj shkeljeje, i përsëritur, konsiderohet evazion tatimor dhe vijon procedimi penal.
4-Për moslëshimin e kuponit tatimor nga bizneset, gjoba shkon nga 200 mijë lek për subjektet e tatim fitimit dhe 50 mijë lekë për bizneset e tjera,. raporton Monitor.
5-Sipas udhëzimit, edhe mallrat që kapen gjatë transportit të pashoqëruara me faturë tatimore do të konfiskohen menjëherë.
6-Një tjetër sanksion ndaj bizneseve është parashikuar në rastet kur nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale ose sistemet e monitorimit të qarkullimit, me gjobë në masën 40 mijë lekë dhe kur nuk njofton për difekt nëkasën fiskale, në masën 25 mijë lekë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
20.8%
-
Jo
70.2%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 504
Lajme të tjera
-
Supë brokoli me patate nga zonja Albana
3 Maj, 12:03
-
Ilir Yzeiri: Shqipëria në udhëkryq mes sistemit dhe kaosit
3 Maj, 11:59
-
Prezantohet strategjia e Menaxhimit të Financave Publike! Ambasadori i BE: Jo më ndryshim buxheti me akt normativ, monitoroni PPP
3 Maj, 11:58
-
Patëllxhanë të mbushur me gjizë nga zonja Albana
3 Maj, 11:52
-
Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli
3 Maj, 11:51
-
Veliaj në SPAK, Basha: Prokuroria të hetojë pa presion, aferës duhet t’i shkohet deri në fund
3 Maj, 11:50
-
Basha: Meta kartë e djegur, nuk harxhoj kohë me të dhe mashat e tij
3 Maj, 11:42
-
Brukseta me domate, borzilok dhe djathë, përgatiten në çast nga zonja Albana
3 Maj, 11:40
-
Basha 'Pro' zgjatjes së mandatit të prokurorëve dhe kreut të SPAK
3 Maj, 11:39
-
Amnistia, Basha: Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Bën hipokrizi, i jep mend SPAK si të luftojë korrupsionin dhe bënë Pazar me amnistinë
3 Maj, 11:39
-
Akullore e shpejtë në kushte shtëpie me luleshtrydhe nga zonja Albana
3 Maj, 11:35
-
Fatos Çoçoli: Hekurudha, ku lëviz mirë dhe lirë
3 Maj, 11:33