Lufta ndaj informalitetit, Klosi: 
ISSH të raportojë për kontribuuesit

Lufta ndaj informalitetit, Klosi: <br />ISSH të raportojë për kontribuuesit
Një herë në 10 ditë të gjithë punonjësit e sigurimeve shoqërore janë të detyruar të raportojnë në drejtoritë rajonale për çdo të dhënë mbi ata që janë pjesë e kontributeve shoqërore. Ky është një urdhër të cilin e ka bërë publik sot ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi gjatë një takimi me punonjësit e ISSH.
 
“Shtimi i numrit të të siguruarve dhe i sasisë së kontributeve të derdhura duhet të jetë deviza dhe synimi ynë parësor. Në Shqipëri ka një informalitet shumë të lartë në punë dhe këtë nuk e gjejmë në statistikat e Inspektoratit të Punës, por në statistikat e INSTAT-it dhe të organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Një ndër arsyet kryesore është fakti se statistikisht, informaliteti në punë më i lartë është ai në bujqësi”, - tha ministri Klosi.
 
Ndërkohë Vjollca Braho drejtoresha e Institutit të sigurimeve shoqërore tha se është e nevojshme që të kemi më shpesh fushata për të sensibilizuar fermerët që të bëhen pjesë e skemës së kontributeve shoqërore.
 
“Për sa i përket të ardhurave nga të vetëpunësuari në Bujqësi, është bërë një punë e madhe nga të gjithë inspektorët e bujkut për punën që ata kanë bërë gjatë këtij 8-mujori dhe puna jonë është e përditshme duke shkuar dhe takuar përditë fermerët”, - tha Braho.
 
Taskimi u mbajt në kuadër të luftës kundër informalitetit në tregun e punës. Klosi dhe Braho theksuan se çdo qindarkë e derdhur si kontribut është një garanci për të ardhmen.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas