Lufta ndaj kanabisit, Manjani: Të
dalë ushtria, duhet xhandarmëri

Lufta ndaj kanabisit, Manjani: Të<br />dalë ushtria, duhet xhandarmëri
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se nëse është e nevojshme në terren duhet të dalë edhe ushtria për të luftuar fenomenin e kultivimit të kanabisit.
 
Sipas ministrit, për fat të keq ka një bindje që ky fenomen ekziston dhe për këtë duhet një reagim propocional dhe me këtë duhet të ndahemi tani që sapo ka filluar, pasi nëse ndodh më vonë do të jetë shumë e dhimbshme.
 
"Ne na takon ne që të reagojmë në mënyrë proporcionale. Ne duhet të reagojmë edhe më fort.
 
Po qe e nevojshme them se duhet të dalë edhe ushtria. Për të dhënë një mesazh, edhe ushtria duhet të dalë.
 
Nga ky fenomen o ndahemi tani, o nuk ndahemi më. O ndahemi më sa ka filluar, ose kur të ndahemi do jetë shumë vonë dhe shumë e vështirë.
 
Nuk është biznes që siguron mirëqenie, por varfëri. Jam për krijimin e xhandarmërisë, duhet reagim proporcional, jo me reagime të pjesshme apo me piramida ad hock, duhet permanente. 


Nuk ka rëndësi ca thotë Italia, pasi te njerëzit ekziston ky perceptim"tha ai.
 
Ministri i Drejtësisë është ndalur edhe te hetimi administrativ që është hapur për vendimin e Gjykatës së Durrësit nga gjyqtarja Joana Qeleshi, që i njohu pronën ku do të ndërtohej resorti turistik i Lalzit një familjeje nga Durrësi.
 
"Përsa i përket çështjes së gjyqtares në Durrës, i është bërë me dije procedura e inspektimit dhe më pas shkon në KLD, e cila vendos, por une mendoj se duhet shkarkuar".
 
Bëhet fjalë për vendin ku kompania “Omnix Albania” do të ndërtonte një kompleks turistik më vlerë 450 milionë dollarë. Deri para 6 muajsh, e gjithë sipërfaqja rezultonte pasuri e paluajtshme publike në regjistrat e shtetit.
 
Por më datë 25 mars të këtij viti, Gjykata e Durrësit, përkatësisht gjykatësja Joana Qeleshi ka dhënë vendim që 45 dynymë nga kjo sipërfaqe t’i njihet si pronë familjes Seçuni nga Durrësi.
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave