Lufta ndaj koronavirusit, mbi 305 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID

Në pothuajse 3 muaj që nga fillimi i pandemisë janë administruar më shumë se 305 milion doza të vaksinave kundër koronavirusit, në më shumë se 100 vende të botës. Megjithatë ndryshon ndjeshëm shpejtësia e administrimit të tyre në pjesë të ndryshme të botës. Disa vende kanë siguruar doza dhe kanë siguruar doza për një pjesë të madhe të popullsisë së tyre por ende pjesa më e madhe e tyre janë në pritje të dërgesave të tyre të para të mbërrijnë.

Shumë vende të varfra ende presin që të marrin vaksinat e Covax, një skemë ndërkombëtare e udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cila po përpiqet të sigurojë akses në vaksinë në të gjithë botën.  Gana u bë vendi i parë që mori vaksinat përmes këtij programi në 24 Shkurt.

Vendi që ka arritur të administrojë më shumë doza janë SHBA me më shumë se 92 milion doza të vaksinës Covid-19, sipas të dhënave të botuara të hënën nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Më shumë se 60 milion njerëz tani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe më shumë se 31 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht, me një mesatere prej 27.3 doza për 100 persona.

E dyta në botë për administrimin e dozave është  Kina e cila ka arritur të administrojë më shumë se 52 milion doza.

Izraeli në anën tjetër ecën me shpëjtësi të madhe duke arritur të japë më shumë se 8,749,514, duke u bërë kështu një nga vendet me shkallën më të lartë të imunitetit në botë.

Në kontinentin evropian udhëheq bindshëm Mbretëria e Bashkuar me 23,519,898 doza të administruara , me një mesatare prej 35.2 doza për 100 persona. Menjëherë pas saj renditet Serbia me 1,651,293 doza të asdministruar dhe një mesatare prej 24.3 doza për 100 persona.

E ndjekur nga Turqia e cila ka administruar 9,917,348 doza me një mesatare mbi 11 doza për 100 persona. Të dyja këto të fundit kanë zgjedhur të përdorin vaksinat kineze dhe ruse për të siguruar imunitetin e popullsisë.

Cilat janë vaksinat e përdorura në deri tani?

Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech ishte e para e aprovuar nga OBSH dhe deri tani është vaksina më e përdorur, me të paktën 69 shtete.

E dyta rënditet vaksina  e Oxford dhe AstraZenneca e përdorur në 62 vende. E treta renditet ajo e Moderna-s e përdorur në 30 vende. Vaksina ruse Sputnik V dhe vaksina kineze Sinopfarm, janë të përdorura në 18 shtete. Vaksina gjermane Janssen, EpiVac, CoronaVac janë të përdorura në nga një territor të vetëm.

Shumica e qeverive tanimë kanë filluar me injektimin e vaksinave për moshat mbi 60-vjeçare, punonjës shëndetësorë dhe njerëz me sëmundje bashkëshoqëruese.  Në vende të tilla si Izraeli dhe Britania e Madhe, ka shenja premtuese që vaksinat po ulin pranimet në spital dhe vdekjet, si dhe transmetimin e komunitetit.

Në të gjithë botën, më shumë se 200 kandidatë për vaksina po i nënshtrohen provave për të testuar efikasitetin dhe sigurinë e tyre.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë