Lufta ndaj korrupsionit, Komisioni
Integrimit miraton projekt-ligjin
Komisioni i Integrimit në Kuvend, ka miratuar projektligjin për luftën ndaj korrupsionit. Në komision ishin të pranishëm edhe drejtues të Ministrisë së Drejtësisë.
TIRANË - Komisioni i Integrimit në Kuvend, ka nisur diskutimi për projektligjin antikorrupsion. Në komision ishin të pranishëm edhe drejtues të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kanë kërkuar nga deputetët që të miratohet ky projektligj, pasi bën që lufta ndaj korrupsionit të rritet.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ndryshimet e bëra më parë në Kodin e Procedurës Penale nuk kanë dhënë rezulatet e pritura. “Objektivi ynë është lufta kundër korrupsionit dhe ndryshimet e para të bëra në Kodin e Procedurës Penale apo ligjet e tjera nuk kanë dhënë rezultate”, kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas këtyre të fundit, në Progres Raportin e KE-së, kërkohet përforcimi i masave dhe një luftë më e madhe ndaj këtij fenomeni. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ndryshimin e procedurave penale për parandalimin e krimit te organizuar.
“Një përqasje e Kushtetutes me kufizimin e imuniteteve, progres-raporti i 2013, rithekeson nevojën e forcimit të masave ndaj korrupsionit”, kanë deklaruar përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë.
Gjatë diskutimeve në komision, deputeti socialist,
Gramoz Ruçi ka kërkuar që struktura e sektorëve që luftojnë këtë fenomen të mos ndryshojë. “Të ruhet struktura hetimore jo vetëm në bazë por edhe në qendër”, ka thënë Ruçi.
Ndërsa deputeti tjetër, socialist, Ben Blushi ka kërkuar marrjen parasysh të vërejtjeve të OSBE dhe ambasadës amerikane në lidhje me këtë projektligj. Ndërsa përfaqësuesit e
OSBE-së, kanë deklaruar se, Krimet e Rënda nuk janë njësi e specializuar kundër korrupsionit.
Komisioni i Integrimit Europian e ka votuar draftin që parashikon masat parandaluese kundër pasurisë së vënë në mënyrë të paligjshme, si një mënyrë për të luftuar korrupsionin.
Por kundër këtij drafti ishin përfaqësuesit e opozitës. Projektligji ka kaluar me 6 votat pro të anetarëve të PS dhe dy kundër të Majlinda Bregut dhe Jorida Tabakut.
Ky kundërshtimi përkthyer në votë ka lidhje me faktin se drafti i paraqitur nga përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, nuk merrte në konsideratë sugjerimet e bëra nga SHBA dhe OSBE.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.6%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21