Lufta ndaj narkotikëve, Tahiri: Shqipëria nuk është më vend origjine
-Tahiri: Bëmë në pak muaj atë që nuk u bë për 8 vjet- TIRANË, 23 Shtator/ATSH- Arbi Fortuzi/-. Shqipëria nuk është më vend origjinë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, tha të martën, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri gjatë aktivitetit të organizuar në Hotel Tirana nga Ministria e Brendshme në përmbyllje të aksionit […]
Shqipëria nuk është më vend origjinë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, tha të martën, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri gjatë aktivitetit të organizuar në Hotel Tirana nga Ministria e Brendshme në përmbyllje të aksionit kombër kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Ministri Tahiri tha se në pak muaj janë arritur rezultate të cilët nuk janë arritur përgjatë 6 apo 8 viteve të fundit.
Këto rezultate, argumentoi Tahiri kanë ardhur si rrjedhojë e një pune të mirë organizative dhe vullneti të plotë për të arritur rezultate konkrete. "Fillimisht pastruam nga Policia ato figura të lidhura me krimin e që rëndonin imazhin e uniformave blu. Më tej, punuam ngushtësisht me partnerët e huaj, në veçanti me Policinë Italiane (Guardia di Finanzzan), me misionin PAMECA, ICITAT etj, duke krijuar një polici të denjë për të ndërhyrë në aksion, ç'ka solli dhe neutralizimin e mbi 41 grupesh kriminale", theksoi Tahiri.
Fillimi i këtij aksioni, tha ai, ishte ndërhyrja në
Lazarat. "Kur pjekuria e Policisë së Shtetit po arrinte majën, unformat blu nisën aksionin në Lazarat, duke i hapur kështu zyrtarisht luftë trafikut dhe prodhimit të narkotikëve. Ndërhyrja në Lazarat ishte dëshmi e qartë e Policisë së Shtetit për të marrë në dorë një zonë që ishte drejtuar nga trafikantët. Më tej ndërhymë edhe në Dukagjin, me po aq rrezikshmëri sa Lazarti, por me një emër më të vogël në këtë drejtim", tha Ministri i Punëve të Brendshme.
Duke ilustruar arritjet e Policisë së Shtetit me shifra tha se janë asgjesuar më shumë se 2 222 parcela në të gjithë Shqipërinë si dhe 530 177 rrënjë canabis. Gjatë këtyre muajve janë sekuestruar 1. 7 ton marjiuanë që janë më shumë se sasia e marjiuanës e sekuestruar gjatë 8 viteve të fundit. Janë arrestuar 28 persona, 607 në gjendje të lirë dhe një pjesë tjetër janë dhe në kërkim", nënvizoi Tahiri.../ATSh/
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.5%
-
Të gabuar
85%
-
Nuk e di
1.5%
Vota total: 260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42