Lufta ndaj pandemisë, programi i qeverisë 'Rama 3': Brenda shkurtit 2022 e vaksinuar e gjithë popullsia mbi 16 vjeç

Lufta ndaj pandemisë, programi i qeverisë 'Rama 3': Brenda shkurtit 2022 e vaksinuar e gjithë popullsia mbi 16 vjeç

Lufta me pandeminë ishte një nga fokusit kryesore të qeverisë gjatë 2020, dhe duket se do të vijojë të jetë edhe në mandati e tretë qeverisë por këtë herë me vaksinimin e popullsisë si mënyrën e vetme për të mposhtur pandeminë e COVID-19. Në programin e ri qeverisëse për mandatin e tretë, sipas objektivit të qeverisë shkurtit 2022 do të jetë të vaksinuar të gjithë qytetarët shqiptarë mbi 16 vjeç dhe se brenda shtatori 2021 të gjithë persona +60 vjeç do të kenë bërë të dyja dozat e vaksinave.

Pandemia goditi edhe sektorët ekonomik, ku qeveria parashikon një fond prej 50 mln euro për sektorin e turizmit në formën e instrumentet të garancisë.

Synimet e qeverisë në programin qeverisës në luftën ndaj pandemisë.

● Vaksinimi i popullatës kritike, personat në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të ketë përfunduar brenda shtator 2021.

● Garantojmë vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022.

● Mbështesim sipërmarrjen në sektorët më produktivë të ekonomisë, për

ringritjen edhe më të fortë të tyre pas pandemisë, duke dedikuar:

-50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e turizmit, në formën e instrumentet të garancisë;

- 5 milionë euro për sipërmarrjet në fushën e transportit;

-50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e manifakturës, si garanci për kredimin apo zgjatje të afatit të kredive ekzistuese


Lajmi kryesor:

E PLOTË/ Qeveria ‘Rama 3’ publikon programin qeverisës: Mandati ynë për ta ngjitur vendin në shkallën më të lartë të zhvillimit! 5 shtyllat kryesore


I.K/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt