Lufta ndaj terroristëve,SHBA:
Dënojmë çdo sulm mbi Turqinë

Lufta ndaj terroristëve,SHBA:<br />Dënojmë çdo sulm mbi Turqinë<br>
Pas sulmeve me raketa nga organizata terroriste PYD/PKK në qytetin turk të Kilis, Pentagoni deklaroi se "dënon çdo sulm mbi Turqinë", raporton Anadolu Agency (AA).

"Unë nuk kam shumë informacion në lidhje me këtë sulm, por sigurisht që dënojmë sulmet e PKK-së në Turqi. Ne jemi në kontakt me Turqinë për të minimizuar ndikimin e këtyre kërcënimeve", tha McKenzie.

I pyetur nga gazetari i AA-së për premtimin e dhënë më parë se do të mblidhen armët që u janë dërguar Forcave Demokratike të Sirisë (FDS), forca të përbëra nga PYD/PKK në Siri, McKenzie tha se armët në fjalë do të mblidhen pas përfundimit të operacionit kundër terroristëve të DEASH-it.

"Këto armë do të mblidhen kur të mbarojë operacioni kundër DEASH-it. Ju e dini se vazhdon operacioni kundër DEASH-it në luginën e Eufratit. FDS i përdor këto pajisje atje për qëllime pozitive", tha McKenzie.

Më 20 janar, Forcat e Armatosura Turke filluan operacionin "Dega e Ullirit" që synon neutralizimin e terroristëve të PYD/PKK dhe DEASH-it në rajonin kufitar sirian të Afrinit. Që atëherë, terroristët nga rajoni sirian vazhdojnë sulmet ndaj civilëve në rajonet kufitare turke të Kilis dhe Hatay.

Nga këto sulme janë vrarë gjithësej pesë civilë, përfshirë dy refugjatë nga Siria, dhe të paktën 73 persona janë plagosur, përfshirë edhe disa fëmijë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi bombardon qytetin e Gazës, 8 të vdekur, 5 të plagosur

Lufta/ Hamasi bombardon qytetin e Gazës, 8 të vdekur, 5 të plagosur