Komanda e xhandarmërisë në Bingol sekuestroi eksplozivët së bashku me pajisje të ndryshme të mbijetesës në distriktin rural Genc, bëri të diur në një njoftim Zyra e prefektit të Bingolit. Eksplozivët u shkatërruan në vendndodhje. Në njoftimin theksohet se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri.
Gjithashtu, tre bomba artizanale të gatshme për shpërthim, u gjetën nën tokë nga një mbledhës kërpudhash në provincën perëndimore Kutahya. Mjetet shpërthyese u dërguan në degën penale të xhandarmërisë për hetime të mëtejshme.

PKK, e shënuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015. Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1200 personave të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë një numër të madh të grave dhe fëmijëve.
d.c./shqiptarja.com
