Lufta në Gaza/ Biden: Netanyahu nuk po bën sa duhet për të arritur marrëveshjen për lirimin e pengjeve

Lufta në Gaza/ Biden: Netanyahu nuk po bën sa duhet për të arritur marrëveshjen për lirimin e pengjeve

Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu

Presidenti i SHBA, Joe Biden thotë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk po bën mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza nga Hamasi. Mediat shkruajnë se SHBA është afër paraqitjes së një propozimi përfundimtar për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe armëpushim.

Biden po fliste me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pasi forcat izraelite gjatë fundjavës gjetën trupat e gjashtë pengjeve, përfshirë 23-vjeçarin amerikano-izraelit Hersh Goldberg-Polin, nga një tunel në Gaza.

I pyetur nëse Netanyahu po bënte mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje, Biden u përgjigj "jo". Ai shtoi se SHBA-të nuk do të dorëzoheshin dhe do të “këmbëngulnin sa më shumë” për një marrëveshje.

Zyrtarët amerikanë e kanë kategorizuar këtë propozim të fundit si një marrëveshje "merre ose lëre", raportoi Washington Post. Presidenti i SHBA dhe Kamala Harris u takuan me negociatorët e SHBA në Sallën e Situatave për të hartuar një propozim.

Netanyahu u duk se u tërhoq kur u pyet për komentet e Biden, duke thënë se presioni duhet të ushtrohet ndaj Hamasit, jo ndaj Izraelit, veçanërisht pas vdekjes së pengjeve.

"Dhe tani pas kësaj na kërkohet të tregojmë seriozitet? Na kërkohet të bëjmë lëshime? Çfarë mesazhi i dërgon Hamasit? Ai thotë, vrisni më shumë pengje," tha ai në një konferencë shtypi në Jerusalem.

Netanyahu tha se nuk duhet t’i kërkohet Izraelit të bëjë më shumë lëshime, por duhet të jetë Hamasi që duhet ta bëjë këtë.

Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje vijnë pasi Izraeli gjeti trupat e gjashtë pengjeve në Gaza të shtunën. Vdekja e tyre ka shkaktuar protesta të gjera në Izrael.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:09
VIDEO/ Tensione në Izrael pas vrasjes së 6 pengjeve nga Hamasi, përleshje dhe dhjetëra arrestime në demonstratën e thirrur nga familjet, 700 mijë protestues në rrugë

Izraeli nuk po gjen dot paqe as jashtë në luftën e nisur prej 7 tetorit të kaluar me Hamasin dhe as brenda, nga faktori politik opozitar, por edhe protestat e vazhdueshme të familjarëve të pengjeve të asaj ngjarjeje tragjike. Prej disa ditësh po zhvillohen protesta të shkaktuara si reagim dhe indinjatë nga vrasja e gjashtë pengjeve izraelitë në duart e Hamasit.

Kjo solli dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e shtetit hebre (700 mijë sipas organizatorëve) dhe demonstratat rezultuan në përleshje të rënda me arrestime dhe plagosje, raporton “La Repubblica”.

Në pamjet e shpërndara nga mediat dhe rrjetet sociale, dallohej përplasja me forcat e rendit dhe aktet e dhunës në rrugë, në përleshje të dhunshme mes palëve. Autostrada Ayalon e Tel Avivit u pastrua nga protestuesit pasi u bllokua për rreth tre orë nga tubuesit. Disa protestues hodhën objekte në rrugë, ndezën zjarre dhe hodhën fishekzjarre në ajër.

Si kundërpërgjigje, policia thuhet se hodhi të paktën katër granata trullosëse, duke plagosur lehtë disa persona, përfshirë edhe deputeten demokrate Naama Lazimi. Protesta më pas u ndërpre dje (2 Shtator), pas ndalimit të vendosur nga Gjykata e Punës izraelite. Mediat raportojnë edhe për dhjetëra të arrestuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës